web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kur rrezikohet vetë, të lëshon”/ Artan Hoxha: Rama po e bën Beqajn “kokë turku”

2022-07-18 22:30:00, Politikë CNA
“Kur rrezikohet vetë, të lëshon”/ Artan Hoxha: Rama
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Gazetari Artan Hoxha pretendon se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, po bëhet “kokë turku” nga kryeministri Edi Rama për koncesionin e sterilizimit.

Hoxha tha në Syri Tv se Rama e ka lëshuar Beqajn, pasi sipas tij rrezikohet vetë.

“Rama po e bën Ilir Beqajn “kokë turku”. Kjo çështje është mbajtur zvarrë kaq gjatë. Nëse Rama rrezikohet vetë, të lëshon”, u shpreh ai.

Më tej, gazetari deklaroi se nëse prokurorët i kanë thënë Beqajt të mos largohet nga Shqipëria, në hapin e radhës do t’i komunikojnë masën e sigurisë.

“Kur je në cilësinë e personit që jep dëshmi, prokurorët në fund të seancës të këshillojnë që mos u largo në këtë periudhë nga vendi. Nëse i është thënë kjo gjë, parathënie për atë që do ndodhë më mbrapa. Kur të thuhet që s’duhet të largohesh nga teritori, hapi tjetër është komunikimi i masës së sigurisë. Këtë nuk e dimë nëse i është thënë Beqajt atje brenda”, theksoi Hoxha./ B.A. – CNA.al





17:13 POLITICS

The fall of

The member of the Presidency of the Democratic Party, ...

Lajmet e fundit nga