web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot mbahet konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Rama mesazh qytetarëve

2022-07-19 08:24:00, Politikë CNA

Sot mbahet konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Rama

Sot do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale, shprehet se ndihet krenar.

“Mirëmëngjesi  me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”, shkruan Rama.

Delegacioni i Shqipërisë në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE përbehet nga 25 figura të qeverisë e të administratës që janë kyç në procesin e integrimit. Delegacioni kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, dhe pjesë janë shefja e diplomacisë Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, si dhe zv.min. e drejtorët që merren me çështjen e negociatave.

Kujtojmë, se vendimi për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, u mor ditën e shtunë, pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë./CNA.al

Sot mbahet konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Rama





17:13 POLITICS

The fall of

The member of the Presidency of the Democratic Party, ...

Lajmet e fundit nga