web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kur do anëtarësohet Shqipëria në BE? Përgjigjet presidenti Macron

2023-10-17 11:32:00, Politikë CNA

Kur do anëtarësohet Shqipëria në BE? Përgjigjet

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi në konferencën për shtyp me kryeministirn Edi Rama se nuk ka rëndësi të vendoset një datë se kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE, por duhet të vijohet me punën dhe reformat. 

Ai shtoi se procesi për anëtarësimin në BE është ripolitizuar dhe transformuar dhe pritet që gjërat të ecin në rrugën e duhur. 

"Unë thashë ky proces nuk funksionin që më parë duhet të jetë më politik. Nuk mund të jetë një proces burokratik, ku hapim kapituj dhe flasin për nene, kjo nuk ndryshon asgjë për shqipërtaët. Duhet të ketë një angazhim dhe investim të europian. Hapëm një fazë transformimesh. Pra u ripolitizua procesi dhe u bë një reformë e vëtetë. Duhet të jemi mes të ngjashmish. Nuk duhet të ketë metoda hipokrite. Duhet të mblidhemi mes të ngjashmish. Serbia, kam shumë respekt që ka hyrë në këtë proces, por po ecën shumë ngjadalë. Ne që jemi në BE duhet të bëjmë reforma që nuk mund të zgjerohemi me reformat akutale. Kemi akoma shumë për këtë epokë të re ribashkimi. Duhet që vendet ti ankorojmë pas Europës, vendet që janë rrugës. Të mirëbajmë lidhjen me Europën. Data nuk ka kuptim, që të flasim për datë. Për sa kohë bëhen reforma, ajo do bazohet tek merita. Data e prerë është kundër kësaj. Mos e nënvlerësoni rëndësinë  e rrugës vetëm", u shpreh Macron. 



 





Lajmet e fundit nga