web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bardhi anuloi zgjedhjet/ Grupi i Bashës vijon përçarjen

2023-07-28 09:32:00, Politikë CNA

Bardhi anuloi zgjedhjet/ Grupi i Bashës vijon përçarjen

Një ditë më parë Gazment Bardhi anuloi zgjedhjet për kreun e PD-së së vulës.

Ky vendim nuk u mirëprit dhe u kundërshtua nga grupi i Lulzim Bashës , i cili vijon me përçarjen e PD-së së vulës. 

Së fundi në një postim në rrjetet sociale grupi i Bashës ka publikuar vendet ku do të votohet ditën e nesërme.

Gjithashtu bëjnë thirrje për pjesëmarrje në votim. 

Kujtojmë se, në mbledhje Këshilli e konsideroi procesin e zgjedhjeve të 29 korrikut si antistatutor dhe fars.

Ky vendim erdhi pas përplasjeve të njëpasnjëshme në PD-në e vulës./CNA.al





Lajmet e fundit nga