web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bejko, në hall/ “Bardhi ka marrë vulë, ka ikur në drejtim të paditur“

2023-07-25 15:08:00, Politikë CNA
Bejko, në hall/ “Bardhi ka marrë vulë, ka ikur në
Roland Bejko

Roland Bejko, ish kandidati i vulës për Tiranën është shfaqur shumë i shqetësuar pasi grupi i Lulzim Bashës ka humbur vulën.

Në një dalje televizive, Bejko tha se kryesia ka vendosur të prodhojë  vulën pasi atë të mëparshmen e ka marrë sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe ka ikur në drejtim të paditur.

 “Personi përgjegjës që është sekretari i Përgjithshëm, e përdor vulën sa herë që ka nevojë partia. Atij ia ka lënë kryetari i partisë. Ka sekretariat kur lihet vula. Në kushtet ku është PD-ja sot që është pa kryetar dhe kryetari i komanduar ka dhënë dorëheqjen, detyrat i ushtron kryesia e partisë. Kjo e fundit po ushtron kompetencat që i ka dhënë statuti, nuk ka marrë kompetenca të tjera. Partia pret vulën, vulën e ka marrë Gaz Bardhi dhe ka ikur në drejtim të paditur”, tha Bejko./ CNA





Lajmet e fundit nga