web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

35-vjetori i PS-së/ Balla: Projekti i Power Holding, investimi që do të ndryshojë turizmin shqiptar

2026-06-02 19:01:00, Politikë CNA

35-vjetori i PS-së/ Balla: Projekti i Power Holding, investimi që do

Drejtuesi Politik i Qarkut Tiranë dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij në aktivitetin e organizuar për 35-vjetorin e Partisë Socialiste.

Balla vlerësoi investimet strategjike në vend, duke veçuar projektin e Power Holding në Zvërnec. Ky investim sipas Ballës do ta vendosë Shqipërinë në “Ligën e Kampionëve” të turizmit ndërkombëtar.

“Shqipëria porta më e madhe hyrëse ajrore e Ballkanit Perëndimor, numra rekord turistësh, shumëfishimi i eksporteve në bujqësi, rritja e kapaciteteve energjetike, qindra shkolla, spitale, qendra shëndetësore kudo në Shqipëri. Gati 3 herë më shumë investime të huaja direkte në një vit. Duke kulmuar me investimin e Poëer Holding në Zvërnec, që do ta vendosë Shqipërinë tonë në Ligën e Kampionëve në turizëm", tha Balla. 

Ndër të tjera, u shpreh se që pas miratimit të Reformës në Drejtës në vitin 2016 janë krijuar sipas tij dy kampe politike: ata që mbështesin dhe ata që e kundërshtojnë atë. Gjithashtu u shpreh se PS është e vetmja forcë politike që do të përmbyllë anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

"Propozuam në vitin 2008, kur ishim në opozitë, hartuam dhe miratuam reformën në drejtësi në vitin 2016, reforma më e rëndësishme në 104 vite shtet shqiptar. Prej atij momenti kur miratuam reformën në drejtësi, në Shqipëri u vendosën përballë dy fronteve. Fronti i Partisë Socialiste dhe gjithë progresistëve që mbron reformën në drejtësi dhe përballë nesh të gjithë të tjerët që janë kundër Partisë Socialiste, që janë kundër reformës në drejtësi. Por, motra e vëllezër socialistë, në këtë 35-vjetor jemi në një moment historik. Ne jemi të vetmit që do ta përmbyllim anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Dhe ne jemi të vetmit që do ta fusim... se unë futbollin e kam qejf...Shqipërinë në Ligën e Kampionëve të turizmit botëror”, tha Balla. /CNA





Lajmet e fundit nga