
There are 4 breeds of dogs that are banned in this city of India
A city in the northern Indian state of Uttar Pradesh has b...
Shkretëtira e Saharasë është më e madhja dhe më e nxehta në botë. Ajo ka një sipërfaqe 9.2 milionë km2, ose gati sa e gjithë SHBA-ja. Duke pasur parasysh madhësinë dhe natyrën e saj gjeologjike, shkretëtira e Saharasë është kontribuesi kryesor global i pluhurit atmosferik, duke prodhuar mbi 400 milionë tonë pluhur në vit.
Ky pluhur, i prodhuar më shpesh nga burime natyrore, udhëton deri në Japoni, Skandinavi apo Amazonë në Brazil, ku luan një rol të rëndësishëm për biologjinë dhe klimën e Tokës.
Për qindra mijëra vjet, Saharaja është alternuar midis një shkretëtirë dhe një kullotë savane, duke ndryshuar çdo 20.000 vjet.
Ky cikël shkaktohet nga lëkundjet e vogla të boshtit rrotullues të planetit teksa ai rrotullohet rreth Diellit. Këto lëkundje e ndryshojnë vendndodhjen e Musonit të Afrikës së Veriut, dhe e zhvendosin rërën e Saharasë nga një shtet në tjetrin. Sot kjo e fundit është një shkretëtirë me temperatura përvëluese, me reshje të rralla dhe me shumë rërë.
Por në kundërshtim me besimin popullor, ergat (zona të mëdha të mbuluara me duna rëre) përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të shkretëtirës. Në fakt Sahara dominohet nga peizazhe shkëmbore ku ka pak ose aspak bimësi të quajtura hamada. Ajo është e përbërë nga shkëmbinj të lashtë parakambrianë, disa prej të cilëve janë 900 milionë vjet të vjetër.
Shkëmbinjtë (kryesisht graniti, gneisi dhe rreshpet) u varrosën, u shkrinë, dhe ndryshuan në shumë mënyra përpara se të ktheheshin përfundimisht në sipërfaqe. Ajo që ne e quajmë pluhuri i Saharasë, është në thelb një pluhur mineral i formuar nga era. Grimcat e pluhurit të Saharasë janë shumë më të vogla se ato të rërës, dhe kjo është arsyeja pse ato barten më lehtë nga era.
Po ashtu, pluhuri përmban ndonjëherë molekula organike të quajtura ligande. Që ai të fluturojë nëpër botë, duhet së pari të ngrihet në ajër. Kjo ndodh zakonisht në zona depresive (të ulëta), ku sasi më të mëdha pluhuri mund të grumbullohen përpara se të ngrihen në qiell nga erërat.
Se ku e përfundon rrugëtimin pluhuri, kjo varet nga qarkullimi i erës, dhe të paktën një pjesë e këtij efekti është sezonal. Nga stuhitë e dimrit dhe ato të pranverës së hershme, pluhuri i Saharasë përfundon shpeshherë në Amazonë. Ndërsa stuhitë e verës priren të sjellin pluhurin në Afrikë, Karaibe dhe madje edhe pjesë të SHBA-së (si në Florida apo Teksas).
Po ashtu pluhuri gjithashtu mund të përhapet në Evropë, Japoni dhe madje edhe në Hauai.
Ky pluhur është gjetur edhe në disa akullnaja. Ai shoqërohet zakonisht me rreziqe për shëndetin e njeriut, dhe kjo është krejtësisht e kuptueshme. Ekspozimi ndaj pluhurit të Saharasë, lidhet me një numër më të madh të vizitave në urgjencë për astmë, sëmundje pulmonare dhe infeksione të frymëmarrjes.
Por ky pluhur nuk degradon vetëm cilësinë e ajrit, dhe i bën njerëzit të marrin frymë më me vështirësi. Grimcat e pluhurit në ajër e thithin dhe reflektojnë dritën e diellit, duke ndryshuar sasinë e energjisë diellore që arrin në sipërfaqen e planetit. Kjo është e vërtetë për aerosolët në përgjithësi, dhe nuk është specifik vetëm për pluhurin e Saharasë.
Për shembull, kjo është arsyeja pse një shpërthim i madh vullkanik, mund të ndikojë përkohësisht mbi klimën e planetit, sepse aerosolët e tij bllokojnë një pjesë të dritës së diellit. Një shtëllungë e madhe pluhuri e Saharasë, mund të ndikojë tek klima lokale duke bllokuar një pjesë të dritës së diellit, gjë që mund të ketë një ndikim negativ mbi bimësinë e zonës dhe planktonet.
Por më shpesh, pluhuri i Saharasë ka një efekt pozitiv tek fitoplanktonet. Fitoplanktonet prodhojnë energji përmes fotosintezës. Ato janë në thelb një formë e mikroalgave. Në shumicën e rasteve, që të shumohet fitoplanktoni ka nevojë për hekur, dhe shtëllungat e pluhurit të Saharasë shpesh janë të pasura me hekur.
Kjo i ndihmon bimët dhe fitoplanktonin të rriten dhe shumohen. Por pluhuri është veçanërisht i dobishëm për këtë të fundit. Pra, një nga rolet kryesore të pluhurit të Saharasë, është transferimi i lëndëve ushqyese nga një vend në tjetrin. Edhe nëse jo i gjithi është i tretshëm, pluhuri i Saharasë është ende një kontribues kryesor i hekurit në mjedise të tilla si Oqeani Atlantik dhe Deti Mesdhe.
Në Atlantik, pluhuri mund të ndikojë edhe në qarkullimin e ujit. Edhe sasia është gjithashtu e konsiderueshme:mbi 70 për qind e hekurit në dispozicion të fotosintetizuesve në Atlantik vjen nga pluhuri i Saharasë. Por pluhuri i Saharasë nuk mbart vetëm hekurin, por edhe diçka tjetër që është e rëndësishme për bimët:fosforin.
Çfarë e lidh njërin nga mjediset më të nxehta dhe më të thata në Tokë, me pyllin e lagësht e të harlisur të Amazonës? Është pluhuri. Pjesa më e madhe e pellgut të Amazonës është shumë e kufizuar në fosfor, një lëndë ushqyese kryesore për shumë bimë. Pra Amazona, ashtu si Atlantiku, mbështetet tek Saharaja për “fertilizimin” me lëndë ushqyese kryesore.
Por ndryshimi i klimës mund ta prishë këtë transport të pluhurit (dhe lëndëve ushqyese) nga Saharaja në vende të tjera. Studimet kanë zbuluar se ndërsa mund të ketë ndryshueshmëri të konsiderueshme nga viti në vit, një ngrohje e sistemit atmosferik mund të ndikojë ndjeshëm në qarkullimin e këtij pluhuri.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
A city in the northern Indian state of Uttar Pradesh has b...
Shkencëtarët që eksplorojnë thellësitë e Oqeanit Indian rr...
Many companies spend a great deal of money investigating t...
Cafes serve water with black coffee to cleanse the palate....
Astronomers have spotted a strange asteroid closer to ...
Following the recent incident in Greece where a hotel owne...
Descartes dikur shkroi se trupi është një makinë, dhe ...
"In one of my recurring dreams, I'm driving a car when I s...
Çfarë ndodhi me të gjithë gjarpërinjtë në Irlandë? A i dëb...
Në qytetin e Nju Jorkut, është ndërtuar së fundmi një ...
Sipas ekspertëve, dizajni i shtëpisë dhe madje edhe ngjyra...
Strange enough to make some think it's alien, the space ob...
None of us will ever live there (and probably no repre...
Twins seem to be extremely abundant in the southwestern Ni...
Contrary to how easy, natural and erotic they may look on ...
Rainfall always makes us feel sleepy and overly emotio...
Nëse keni probleme me funksionimin kur bie shi dhe dës...
Elite traditions may be the oldest social contracts that w...
Albert Einstein, a genius in the field of physics, was...
Who was Lady Arbella Stuart – Queen Elizabeth I's cousin –...
Former Prime Minister Sali Berisha has again accused t...
Pëllumb Mema's loan file fell into my hands by chance. Aft...
Emisioni Fiks Fare solli një skandal me një qendër ku stre...
Kompania Wizz Air nuk ndalet me skandalet. Dhjetëra qyteta...
The judge of the Administrative Court of the First Instanc...
In Albania, the reform of the judicial system dismissed ov...
The Institute of Political Studies has conducted an an...
The judge of the Court of Tirana, Lazër Sallaku, was d...
A robbery was committed at the high school in Gruemire...
A 26-year-old man suspected of supplying criminal groups h...
Blendi Teta, a person who is accused of knowing about ...
The Tirana police have arrested 2 people, IK, 22 years...
On Wednesday, our country will continue to be affected by ...
Moving to a new country can be difficult, especially i...
This Tuesday, our country will be affected by unstable atm...
This Monday, our country will be affected by relatively st...
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ...
Destinacionet e njohura në të gjithë Evropën kanë njof...
The fall of communism in Romania decades ago lifted th...
China's military said on Wednesday it sent fighter jets to...
Mirush Kabashi, the master of the theater stage and not on...
Islam Bakollari, a teacher at the 9-year-old school of Dar...
The drone footage shows how the area of the Bay of Manas...
A bitter news has saddened the Korcars and music lovers th...
Rritja e tregut të sigurimeve pësoi sërish një ngadalë...
Today, December 6, 2023, the US dollar is bought at 93...
Tirana's businesses and families will pay more for the tem...
Çmimet e naftës në tregjet botërore kanë rënë ndjeshëm...