web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump: Më afër se kurrë për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

2025-12-15 22:41:00, Kosova & Bota CNA

Trump: Më afër se kurrë për një marrëveshje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë është më afër se kurrë. Kjo pasi udhëheqësit e SHBA-së, Ukrainës, Europës dhe NATO-s u takuan në Berlin për orë të tëra bisedimesh mbi një zgjidhje të mundshme.

Udhëheqësit europianë kanë rënë dakord të përfshihen në çdo garanci sigurie që i ofrohet Ukrainës nga Perëndimi dhe thonë se kontrolli i territorit është një nga pengesat e vetme të mbetura në bisedime.

Trump foli në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë pasi u ftua në një darkë në Berlin, në të cilën të dërguarit e SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, po zhvillonin bisedime për Ukrainën me Zelenskyy dhe udhëheqësit evropianë.

"Mendoj se jemi më afër tani se kurrë",-tha Trump.

Presidenti i SHBA-së tha se bisedimet me homologun e tij ukrainas, si dhe me udhëheqësit e Gjermanisë, Italisë, Finlandës, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Polonisë, Norvegjisë, Danimarkës, Holandës dhe NATO-s mbi një zgjidhje të luftës Rusi-Ukrainë kanë qenë të mira./CNA





Lajmet e fundit nga