web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Regjisori i Hollivudit dhe gruaja e tij u gjetën të vrarë në banesë/ Merret në pyetje djali i tyre

2025-12-15 14:57:00, Kosova & Bota CNA

Regjisori i Hollivudit dhe gruaja e tij u gjetën të vrarë në

Regjisori dhe aktori legjendar i Hollivudit, Rob Reiner dhe gruaja e tij, Michelle, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Brentwood, Los Angeles, me lëndime në qafë që duket se ishin shkaktuar nga një sulm me thikë.

Çifti u gjet i pajetë në shtëpinë e tyre, nga njw prej vajzave tw çiftit, e cila ishte dhe ajo qw njoftoi policinw. Sipas raportimeve, djali i çiftit po merret në pyetje nga autoritetet si pjesë e hetimit, pa asnjë arrestim apo akuzë të njoftuar deri më tani.

Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit konfirmon vetëm se një hetim është duke u zhvilluar nga Divizioni i Vrasjeve, pa bërë një njoftim zyrtar në lidhje me shkakun e vdekjes apo identitetin e të dyshuarit. Përfundimet e sakta në lidhje me vrasjen e regjisorit të famshëm dhe gruas së tij priten nga ekzaminimi mjeko-ligjor. /CNA





Lajmet e fundit nga