LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

RRËFIMET/ Shpëtohen 41 punëtorët e bllokuar në tunelin në Indi, si i kaluan 17 ditë në izolim

2023-11-29 10:38:00, Kosova & Bota CNA
RRËFIMET/ Shpëtohen 41 punëtorët e bllokuar në tunelin
Tuneli në Indi ku punëtorët ngelën të bllokuar

41 punëtorët indianë që u shpëtuan pasi ngelën të izoluar për 17 ditë në një tunel në shtetin Uttarakhand, ndodhen në spital në gjendje të mirë shëndetësore. 

Në një video të publikuar në media, ata u shfaqën duke ngrënë në shtretërit e spitalit dhe duket se janë në gjendje të mirë emocionale. Punëtorët u bllokuan brenda tunelit më 12 nëntor, pasi një pjesë e tij u shemb për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Chaudhary Lal, i cili u fotografua duke puthur djalin e tij Manjit - një nga punëtorët e bllokuar. 

"Unë kam humbur tashmë një djalë nga një aksident në një kantier. Nuk mund të duroja të humbas një tjetër", u shpreh ai për BBC. 

Satya Dev, i cili ishte në mesin e burrave të bllokuar, i tha gazetës Times of India se ishte "klaustrofobik" brenda tunelit dhe ishte një lehtësim për të dalë.

Një tjetër punëtor, Chamra Oraon, i tha gazetës Indian Express se kishte raste kur ndihej i shqetësuar brenda tunelit dhe pyeste veten se kur do ta nxirrnin jashtë.

"Por unë kurrë nuk e humba shpresën," tha ai, duke shtuar se ai kalonte kohë duke luajtur lojëra në telefonin e tij celular, të cilin do ta ngarkonte duke përdorur karikues portativë të futur në një tub nga shpëtuesit.

“Ne nuk mund të telefononim askënd pasi nuk kishte rrjet, kështu që folëm mes vete dhe u njohëm”, tha ai më tej. 

Një tjetër punëtor, gjatë një bashkëbisedimi me kryeministrin Narendra Mod, tha se ata e motivonin njëri-tjetrin për të qëndruar pozitivë, duke theksuar se praktikonin dhe joga./CNA

 

 

Lajmet e fundit nga