LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në krye të kartelit të drogës/ Bosi i kokainës i ofron qeverisë ishullin e tij në Dubai, në këmbim të uljes së dënimit

2023-11-29 07:44:00, Kosova & Bota CNA
Në krye të kartelit të drogës/ Bosi i kokainës i ofron
Foto ilustruese

Një trafikant droge, i cili rrezikon të kryejë 14 vjet e 10 muaj burg, Raffaele Imperiale, i  ka bërë një ofertë të jashtëzakonshme qeverisë së vendit të tij, në mënyrë që të ulë dënimin e marrë.

Raffaele i ka dhuruar një ishull artificial, një pronë që e kishte blerë dhe që ndodhet në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vlera e ishullit Tajvan të cilin e kishte blerë në kohën kur qëndronte i fshehur, shkonte në 60-80 milionë euro dhe është pjesë e një arkipelagu artificial të quajtur Kosmos dhe që ka formën e hartës së botës.

Imperiale është trafikanti famëkeq i drogës i cili ishte shpallur në kërkim për 5 vite me radhë dhe u arrestua në Duabi ku më pas u ekstradua në Itali.

Imperiale ishte udhëheqës i një karteli droge së bashku me kriminelin më të madh të drogës në Holandë Ridëan Taghi, kreun e bandës irlandeze Daniel Kinahan dhe trafikantin boshnjak të drogës Edin Gatsanin. Kinahan, babai dhe vëllai i tij mbeten në kërkim.

Imperiale shpenzonte 400 mijë euro në muaj në Dubai  për të jetuar. Ndryshe quhej Boss Van Gogh pasi zotëronte dy piktura të tij të cilat u vodhën në 7 dhjetor të 2022.

Sipas autoriteteve italiane grupi i mafiozit konsiderohet si një nga 50 kartelet më të mëdha të drogës në botë për kokainën peruane./ CNA

Lajmet e fundit nga