web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Portugezi me anti-plumb në gjyq: Jam i rrezikuar

2024-01-03 11:08:00, Denoncim CNA
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Portugezi me anti-plumb në gjyq: Jam i rrezikuar
Ruben Saraiva

Detaje të reja kanë dalë nga portugezi Ruben Saraiva, pas ekstradimit në Shqipëri, disa ditë më parë.

Një ditë më parë portugezi u la në burg nga Gjykata e Lezhës, si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj me 19-prill të vitit që lamë pas në Shëngjin.

Përballë togave të zeza 28-vjeçari është shprehur se sa më gjatë të qëndrojë në Shqipëri, është i rrezikuar. 

28-vjeçari i ekstraduar nga Maroku për t'u përballur me drejtësinë shqiptare, ka qenë i veshur me antiplumb gjatë seancës gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë. 

Kujtojmë se vrasja e Ardian Nikulajt ndodhi në prill të vitit 2023. Nikulaj ndodhej në lokalin e tij ku vrasësi me pagesë hyri në lokal dhe i zbrazi pistoletën.

Të arrestuar në Britaninë e Madhe për këtë ngjarje janë Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët ende nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri./ CNA





Lajmet e fundit nga