Denoncimi i fortë për tentativë vrasjeje/ Makina pa targa ndjek ish-zyrtarin demokrat, qëllohet me armë drejt tij
Rreth tre orë pas përfundimit të procesit të votimit, krye...

Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar denoncimin e Irmës dhe Perlat Saliajt në qytetin e Vlorës.
Perlati denoncon vëllain, Ferdinad Saliaj, i cili përmes mashtrimit ka zhvatur një pronë rreth 50 m2 në bulevardin “Ismail Qemali”, që sot është 2 dyqane. Kjo pronë është përfituar me privatizim, në një kohë kur në certificatë ishin 3 pjesëtarë; nëna, babai dhe Perlati.
Bashkëshortja e Perlat Saliaj: “Kjo pronë është përfituar me privatizim. Në këtë privatizim kanë qenë vjehrra, vjehrri edhe bashkëshorti im Perlat Saliaj. Më vonë kjo është shtëpi u transformua në dy dyqane. Në 18 Gusht ka bërë muajin që ka vdekur kunati Ilirjan Saliaj. Në këtë ditë, Ferdinand Saliaj, ka vajtur me të gjithë ka marrë dhe nënën dhe e ka çuar në varreza. Pasi është kthyer nga varrezat ka çuar nënën te noteri dhe ka bërë një testament dhe në 19 Gusht Ferdinandi pretendon se e ka çuar nënën prapë që ka bërë një dhurim. Ndërkohë nëna nuk ka shkuar më për të bërë këtë dhurim. Ndërkohë noterja i ka dhënë revokimin, ka vajtur ka tërhequr revokimin. As për testamentin nuk na ka thënë nëna”.
Perlat Saliaj: Ku kam vëllezër unë, unë për ata jam ushtar në Afganistan.
Ferdinand Saliaj në 18 Gusht 2022 çon nënën Merfa Saliaj te noterja Mirela Gjonça, ku bën një testament. Por rezulton, se nëna një ditë më pas ka bërë një akt dhurimi për Ferdinandin.
Në Nëntor nëna ka bërë revokim të testamentit dhe denoncuesit shprehen se asnjëherë nuk është përmendur ky dhurim.
Bashkëshortja e Perlat Saliaj: Përfitues i qirave të këtij objekti ka qenë nëna dhe Perlat Saliaj. Pas vdekjes së nënës, kontrata ka qenë akoma me Perlatin dhe me nënën. Dhe në muajin Prill i ka marrë Perlat Saliaj. Tani në Maj gjysmat e qirasë i ka marrë Perlati, gjysma tjetër është e bllokuar e dyqanit tjetër për t’i marrë Ferdinand Saliaj meqënëse ka përfituar pjesën e nënës. Kam vajtur unë personalisht tek Mirela Gjonça (noterja), kemi debatuar, i kam thënë pse nuk i ke thënë nënës ndërkohë që ajo ka tërhequr kontratën revokimin e testamentit ku ju i keni bërë dhe dhurimin që nëna nuk ka qenë në datën 19 sepse ka qenë në shtëpi. Më thotë që nuk i ka thënë gjë. Prandaj i kam thënë Mirelës, kur nëna ka ardhur ka marrë revokimin, nëna është e hequr nga hipoteka në Tetor 2022, nëna ka vajtur në Nëntor 2022 që ka tërhequr revokimin. Gjithë këtë e ka bërë i biri Ferdinandi me gjithë të bijën e tij që është drejtoreshë e Sigurimeve Shoqërore, Brunilda Saliaj. Nëna ishte e sëmurë. Me ndihmën e noteres Mirela Gjonçi.
Gazetarja e Stop u takua me Ferdinand Saliajn, i cili mohoi çdo gjë dhe se më vëllain e tij, do shihej në gjyq.
Ferdinand Saliaj: Nëna ka lënë një akt dhurimi. Ka lënë trashëgimi dhe ka thënë jo se do ta lë akt dhurimi. Nëna ka qenë në rregull. Nëna i di të gjitha deri ditën që ka vdekur. Ata i dinë të gjitha gjërat. I them zotërisë (vëllait) t’i drejtohet Prokurorisë, t’i shikojnë të gjitha. Pas vdekjes së mamasë, zotëria nuk ka ardhur të trokasë, por më ka kërcënuar.
Gazetarja shkoi edhe në noteren ku janë bërë veprimet me pronën, por zonja ndodhej jashtë Shqipërisë.
Sekretarja: Eshtë larguar dje për Amerikë dhe është 20 ditë atje, se i ka lind vajza.
Gazetarja: Ju keni kamera sigurie këtu në ambient?
Sekretarja: Faktikisht kemi kamera sigurie, po nuk e di, funksionojnë, apo jo. Ka harruar kodin, por që e gjejmë. Kemi kamera, unë nuk i kam hapur vetë ndonjëhërë, kështu që do parë kamera, ça të keni ashtu e shikojmë!
Gazetarja: Sa kohë mbajnë? Keni informacion?
Sekretarja: Nuk e di sa kohë mbajnë, se unë vetë nuk i kam hapur.
“Stop” transmeton edhe një audio-regjistrim mes nënës Merfa dhe nuses së djalit, ku e ndjera i pohonte se vetëm një herë ka qenë te noterja dhe nuk i ka bërë dhurim Ferdinandit.
Nusja e djalit: Ke firmosur, ke vajtur atje?
E ndjera Merfa Saliaj: Po kam vajtur njëherë moj motër!
Nusja e djalit: Kur? Kur ia dhe Pellatit? (nëna ia ka besuar dokumentet e pronës Perlatit)
Nusja e djalit: Po më vonë, s’ke vajtur?
Nusja e djalit: Që do ia bësh dhuratë këtij (Ferdinandit)?
E ndjera Merfa Saliaj: Jo!/ tv.klan
Rreth tre orë pas përfundimit të procesit të votimit, krye...
The show Fiks Fare brought the case of a citizen from Lezh...
A news about the intentional dumping of oil on Prrenjas st...
Thousands of farmers from the district of Korça, Elbasan a...
The show "Stop" was on "Todi Shkurti" street in Tirana. Lo...
The "Together We Win" coalition has denounced the rape...
Carlo Bollino has not stopped with scandals. Yesterda...
A citizen from Berat denounces to "Stop", the OPGJ in this...
A scandal is happening with Carlo Bollino's media. Wit...
Fiks Fare denounced the actions of the former Pogradec Pro...
Petro Qirjo says that in 2019 he ordered an apartment in V...
The candidate of the "Together We Win" coalition for M...
CNA publishes for the first time a document that shows tha...
The spokeswoman of the campaign of the coalition candidate...
Another scandal seems to have come to light with the abuse...
Mirel Mërtiri, known as the mastermind of the incinerators...
The investigative show "Stop" on TV Klan has traveled to S...
The show "Fiks Fare" brought the case of a couple from Lez...
The candidate of the "Together We Win" coalition for the m...
A number of artists have published supporting video me...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Authorities have conducted a large-scale anti-drug operati...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...