web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë në Maqedoninë e Veriut/ Gjenden të pajetë tre shqiptarë nga Kosova

2026-07-20 09:21:00, Kronika CNA

E rëndë në Maqedoninë e Veriut/ Gjenden të pajetë

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova janë gjetur të pajetë.

Sipas raportimeve, shqiptarët ishin raportuar të zhdukur dy ditë më parë, ndërsa janë gjetur pa shenja jete në një automjet të përmbysur në rrugën nga Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit.

Ngjarja e rëndë është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

“Rasti është raportuar më 19 korrik 2026, rreth orës 22:35, kur në SPB Shkup është njoftuar për një veturë të markës ‘Mercedes’ me targa gjermane të përmbysur në këtë aks rrugor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Sipas raportimeve, ata ishin nisur nga aeroporti i Shkupit në drejtim të Kosovës. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë nisur hetimet. /CNA





Lajmet e fundit nga