LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi i fortë për tentativë vrasjeje/ Makina pa targa ndjek ish-zyrtarin demokrat, qëllohet me armë drejt tij

2023-05-14 21:51:00, Denoncim CNA

Denoncimi i fortë për tentativë vrasjeje/ Makina pa targa ndjek

Rreth tre orë pas përfundimit të procesit të votimit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi tentativën e një atentati në Lezhë.

Berisha tha se disa persona me makinë pa targa kanë ndjekur Salvador Kaçajn, ish-kryetarin e komunës së Shëngjinit, gjatë kohës që ky i fundit ndodhej në makinë me shoferin dhe djalin e tij.

Ai deklaroi se falë manovrimit të shoferit, Kaçaj i shpëtoi atentatit.

“Fushata elektorale është karakterizuar me akte dhune, terrori, të papara ndaj përfaqësuesve, zyrtarëve, deputetëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë, të Partisë Demokratike. Siç keni konstatuar, ne kemi ndjekur një linjë, duke regjistruar çdo akt terrori, çdo akt, çdo përpjekje për blerjen masive të votave, të proporcioneve të paimagjinueshme, gjer në oferta sot në mëngjes, thuaj sa euro do për votën, por këto sigurisht janë të dokumentuara, të evidentuara dhe për këto ne kemi informuar vëzhgjuesit ndërkombëtarë, KQZ-në dhe organet.

Por sot unë dola para jush për një rast kriminal të jashtëzakonshëm, ku Salvador Kaçajn, e kanë ndjekur dy makina pa targa, ku ai ka qenë bashkë me djalin e vet, me shoferin. Persona të maskuar, të armatosur kanë dalë nga makina dhe janë bërë gati të qëllojnë mbi ta. Shoferi i Salvadorit, një ish gardist i sprovuar ka arritur të manovrojë me makinë dhe t’i bëjë të pasigurtë në kryerjene  atentatit. Ata e kanë ndjekur mbrapa, me armë në dorë, me qëllim që t’i vrisnin, por nuk kanë arritur. Të gjitha këto janë të filmuara”, theksoi Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga