web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj para hetuesve dhe prokurorëve, jep llogari për inceneratorin e Tiranës

2024-04-30 10:07:00, Aktualitet CNA

Veliaj para hetuesve dhe prokurorëve, jep llogari për inceneratorin e

Nis marrja në pyetje e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në SPAK. CNA mëson se Veliaj po pyetet nga prokurorë dhe oficerë të SPAK-ut për inceneratorin e Tiranës. 

Veliaj mbërriti në SPAK, një orë para orarit zyrtar të fletëthirrjes. Kështu që ai priti në hollin e SPAK-ut derisa i erdhi radha për t'u marrë në pyetje. 

Paraqitja më herët në SPAK ishte një tentativë e tij për t'iu shamngur kamerave dhe syrit të publikut. 

Në momentet që ai u fut në ambientet e SPAK-ut, qytetarë të rastësishëm nuk kursyen ofendimet ndaj tij duke e quajtur kriminel, hajdut dhe plehrë. 

Ai iku me shpejtësi dhe nuk bëri asnjë koment para gazetarëve. 

Por mes turmës së gazetarëve, operatorëve dhe qytetarëve, ai kishte edhe nga të vetët. 

Para SPAK-ut sot kanë qenë edhe disa civilë të Policisë Bashkiake dhe njerëzit e sigurisë së Veliajt./CNA 

 

 





09:40 TODAY

Qytetarët

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqi...

Lajmet e fundit nga