web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dalin pamjet – Momenti kur Veliaj hyn në SPAK, “lumë” ofendimesh nga qytetarët

2024-04-30 09:08:00, Aktualitet CNA

Dalin pamjet – Momenti kur Veliaj hyn në SPAK,

CNA ka siguruar pamjet e momentit kur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme.

Veliaj është përballur me një lumë ofendimesh nga qytetarët, të cilët e kanë pritur Veliajn në derën e SPAK-ut.

Qytetarët i janë drejtuar me fjalët, “hajdut”, “plehrë” dhe “kriminel”.

Siç shihet edhe nga pamjet, Veliaj është vënë në siklet nga qytetarët dhe ka nxituar të hyjë brenda godinës, pa ndaluar të flasë për gazetarët.

Tashmë ai do të merret në pyetje nga agjentët e BKH-së për aferat e incenratorit të Tiranës dhe të dosjes “5D”.

Marrja në pyetje e Veliajt ishte paralajmëruar më parë nga gazetari Elvi Fundo.

Fillimisht Veliaj e mohoi, por më pas, në ekranin e njërës nga mediat e paguara nga inceneratorët, kryebashkiaku pranoi se do të shkonte në SPAK. Kështu, Veliaj konfirmoi lajmin e gazetarit Fundo./ CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)





Lajmet e fundit nga