web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ Çirret maska e Veliajt, si tentoi të kamuflojë truprojën e tij para SPAK-ut

2024-04-30 09:23:00, Aktualitet CNA

FOTO/ Çirret maska e Veliajt, si tentoi të kamuflojë

Mëngjesin e së martës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur në SPAK. Teksa ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ai ka qenë i shoqëruar nga dy persona. 

Ai tentoi t'u shmangej kamerave, pasi u paraqit një orë më herët në SPAK nga orari zyrtar i përcaktuar. 

Një detaj që nuk duhet të lëmë mënjanë është edhe truproja i tij, që në fakt u shfaq mes turmës së qytetarëve, gazetarëve dhe operatorëve. 

Me syze dielli, truproja monitoron situatën duke mos rënë në sy që kujdeset për sigurinë e Veliajt. 

Mesa duket ai e shoqëron Veliajn kudo, pasi është parë edhe në mbledhjet e Këshillit Bashkiak.

Veliaj pritet të pyetet sot nga SPAK-u për aferat korruptive në Bashkinë e Tiranës, si ajo e inceneratorëve dhe dosja "5D", ku janë arrestuar një sërë drejtorësh të tij./CNA 





Lajmet e fundit nga