web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qytetarët

2024-04-30 09:40:00, Aktualitet CNA
Qytetarët
Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e së martës në SPAK për skandalet dhe aferat korruptive në Bashkinë e Tiranës. 

"Lumë" ofendimesh ka pasur ndaj Veliajt nga qytetarë të ndryshëm, teksa ky i fundit është futur në ambientet e SPAK-ut. 

Qytetarët i janë drejtuar me fjalët, “hajdut”, “plehrë” dhe “kriminel”.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shprehet në rrjetet sociale se këta qytetarë janë heronj të ditës. 

"Ju lumtë qytetarëve! Heronjtë e ditës. E pritën hajdutin siç e meriton", shprehet Berisha. 

Veliaj u vu në siklet nga qytetarët dhe ka nxituar të hyjë brenda godinës, pa ndaluar të flasë për gazetarët.

Tashmë ai do të merret në pyetje nga agjentët e BKH-së. 

Marrja në pyetje e Veliajt ishte paralajmëruar më parë nga gazetari Elvi Fundo.

Fillimisht Veliaj e mohoi, por më pas, në ekranin e njërës nga mediat e paguara nga inceneratorët, kryebashkiaku pranoi se do të shkonte në SPAK. Kështu, Veliaj konfirmoi lajmin e gazetarit Fundo./ CNA





Lajmet e fundit nga