
“Top Channel” dhe Vjollca Hoxha, sot kanë dalë më zbuluar se kurrë.
Tani nuk ka asgjë më nën sipërfaqe, por gjithçka në dritë, duke nisur që nga lidhja me paratë e inceneratorëve deri tek akuzat e njëpasnjëshme për shantazhe dhe sulme.
“Top Channel” me në krye Vjollca Hoxhën kanë kaluar nëpër disa skandale, të faktuara tashmë.
T’i marrim me radhë.
CNA.al ka raportuar lidhjen e Vjollca Hoxhës me pronarët e inceneratorëve, të cilët sot janë në hetim e në kërkim dhe paratë që ajo ka marrë prej tyre.
“Top Channel” është televizioni kryesor në vend që ka bërtitur dhe ulëritur “rrofshin inceneratorët” dhe ka luftuar deri te plehrat e Porto Romanos dhe jo vetëm.
CNA.al shpesh ka thënë se është bërë ekrani i inceneratorëve dhe plehrave.
Në vitin 2019, CNA.al ka raportuar se si Vjollca Hoxha u bë ortake me Mirel Mërtirin e Klodian Zoton nëpërmjet kompanisë “Em Capital Group”, krijuar në Bullgari.
Dhe më pas me këtë kompani u blenë 51 për qind të aksioneve të brendit të Lori Cafesë, Valtelina Café përkundrejt vlerës totale prej 225 milionë lekësh të rinj ose 2.2 milionë dollarë.
Por pas tri vitesh pasi “Top Channel” bëri propagandë për inceneratorët, Vjollca Hoxhës i rikthehen sërish 51 për qind të aksioneve.

Pra, Vjollca bëri ortakëri me Mirelin dhe Klodin e inceneratorëve duke u dhënë 51 për qind të aksioneve të kompanisë dhe duke mbajtur vetë 49 për qind.
Dhe pas tri vitesh, aksionet i kthehen të plota duke marrë 100 për qind të aksioneve të Valtelina Café të brendit Lori Café.

Vijojmë me të tjera skandale që kanë shpërthyer brenda “Top Channel” apo edhe jashtë institucionit nga biznesmenë që hidhnin akuza për shantazh.
Kujtojmë rastin e ikjes së Endrit Habilajt nga “Top Channel”, ku largimi i tij u shoqërua me akuza dhe kundërkuza.

Në shkurt të këtij viti, Vjolla Hoxha shkarkoi nga detyra Endrit Habilajn. Pa arritur tek akuzat mes dy palëve, kujtojmë këtu se CNA.al pati denoncuar skemën nëpërmjet se cilës dilte në dritë se si Endrit Habilaj është paguar nga kompanitë e inceneratorëve.
Nëpërmjet dokumenteve, CNA.al tregoi se Habilaj është sponsorizuar nga Klodian Zoto, pronari i kompanisë “ITS”, që qëndron pas inceneratorëve.
Por me largimin e tij, “Top Channel” me 31 mars 2022, pranoi publikisht se është përdorur përdorur për të vënë gjoba ndaj biznesmenëve.
Në një kronikë të tij ka reaguar ashpër ndaj stafit të emisionit “Top Story”, një emision që për gati tri vite e gjysmë u përdor për gjoba siç u pranua edhe nga vetë “Top Channel”.
Nga ana tjetër, autori i emisionit, Endrit Habilaj, e ka akuzuar Vjollca Hoxhën për gjobë ndaj biznesit.
Në fakt, me fillimin e “Top Story”-t në atë kohë ishte biznesmeni Nadir Çausholli i pari, i cili akuzoi për gjobëvënie “Top Channel”-in. Çështja u hap në prokurori, por më pas palët u pajtuan.
Në vitin 2019, Çausholli pati një përplasje mjaft të fortë me televizionin “Top Channel”.

Çausholli akuzonte “Top Channel”-in, për gjobëvënie, pas një seri të njëpasnjëshme kronikash.
“Unë kam bërë një kallzim penal ndaj kësaj medie, pronares dhe stafit të saj për gjobëvënie të pastër ndaj biznesit. Prandaj na intimidon, duke përbërë në këtë mënyrë një gjobëvënie të pastër ndaj biznesit tonë dhe për këtë do të përgjigjet para drejtësisë”, u shpreh në atë kohë Nadir Çausholli.
Dhe tashmë po del edhe kryeministri Edi Rama me akuza ndaj “Top Channel” për shantazh dhe gjobëvënie.
Në disa raste të njëpasnjëshme, Kryeministri Edi Rama duke nxjerrë edhe dokumente siç ishte ai i sotmi i AZHBR-së, ka drejtuar gishtin akuzues ndaj “Top Channel”-it, si televizion shantazhues dhe gjobaxhi.

Pra, gjithmonë e më shumë gjërat bëhen më të besueshme, pasi CNA.al ia ka nxjerrë me dokumente, biznesmenët që kanë denoncuar në vijimësi dhe së fundmi edhe kryeministri Edi Rama.
“Top Channel”, ekrani që dikur ka qenë ikona e shqiptarëve, po kthehet në një televizion që shpesh është akuzuar edhe për imazhet që shfaq në “prime time”, siç janë emisionet skandaloze, “Kepi i tundimeve”, “Përputhen”.
Cila është arsyeja që “Top Channel” ka përfunduar në këtë nivel?
Paratë e shumta që u duhen trashëgimtarve, aksionerëve të “Topit”, Vjollcës dhe fëmijëve të saj apo paratë e shumta për ta mbajtur pasi e kanë katandisur në këtë gjendje? /CNA.al
Pas marrëveshjes për ndryshimin e ligjit për informim ...
The State Police has arrested 2 people in the framework of...
Konfuzioni mbi identitetin e një biznesmeni indian me bazë...
Yesterday, the teachers announced that today they will sta...
Një ngjarje tronditëse ka dalë në dritë, ku një familje ng...
Laert Haxhiu is wanted for the Lushnja massacre in 2017, w...
The Presidency has requested about 490 million ALL more in...
Today is the deadline for SPAK prosecutors to apply to the...
Prime Minister Edi Rama has documented today with document...
SPAK has made the balance sheet for the month of October. ...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, has ca...
The head of the Teachers' Union, Aleksandër Kovaçi, ha...
Analyst Fatos Lubonja has stated that Prime Minister E...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, has st...
MP Belind Kelliçi spoke about the failed negotiations ...
The head of the DP, Sali Berisha, has spoken about the...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar pak më parë televizio...
The candidate of the incinerators, Gert Bogdani, has t...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, spoke ...
Analyst Lutfi Dervishi has ironized Prime Minister Edi...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
Megjithëse politika e shtetësisë është kompetencë e Serbis...
Kosovo citizens are voting in new snap parliamentary elect...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...