Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar televizionin “Top Channel” në lidhje me lajmin se çdo ditë 5 deri në 7 punonjës policie po kërkojnë të heqin dorë nga uniforma blu.
Policia deklaron se nuk është aspak e vërtetë që gjatë muajve te fundit janë larguar 600 efektivë.
Gjithashtu, policia i bën thirrje “Top Channel” që të kërkojë të dhëna zyrtare para se të publikojë lajme që i përkasin punës së Policisë së Shtetit.
“Mbi lajmin e bërë publik në një nga televizionet kombëtare ku pretendohet se nga radhët e Policisë së Shtetit, kërkojnë të largohen çdo ditë 5 deri në 7 punonjës Policie të nivelit zbatues dhe se numri i punonjësve të Policisë së Shtetit është reduktuar për këtë shkak, sqarojmë opinonin publik se:
Nuk është aspak e vërtetë që gjatë muajve te fundit janë larguar 600 punonjës policie.
Policia e Shtetit, ndjek një politikë rinovimi të moshës së punonjësve të policisë dhe në këtë kuadër vit pas viti në Akademinë e Sigurisë, kryejnë Kolegjin e Policisë 250 kursantë të cilët pas kryerjes së teorisë dhe praktikës në terren, emërohen në strukturën e Patrullës së Përgjithshme në të gjithë vendin.
Me vendimin e fundit të qeverisë, i cili ka hyrë në fuqi më 1 Tetor 2022, punonjësve të Policisë të nivelit bazë iu është rritur paga me 15%, ku të gjithë punonjësit e nivelit zbatues, efektet financiare i kanë përfituar menjëherë.
Kërkojmë mirëkuptimin e medias, që para se të publikojë lajme që i përkasin punës së Policisë së Shtetit të kërkojë të dhëna zyrtare pranë strukturave përkatëse në Policinë e Shtetit, me qëllim informimin e saktë të opinionit publik.
Gjithashtu sqarojmë opinonin publik se orët shtesë dhe dietat paguhen rregullisht sipas afateve që parashikon ligji dhe puna e Policisë së Shtetit matet dhe bazohet në statistika të cilat janë ligjore dhe aspak fiktive.
Sigurojmë qytetarët se Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar paligjshmëritë, krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti dhe në këtë kaudër, fton sërisht ata që të mbështesin akoma më shumë Policinë e cila punon e sakrifikon përditë për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për qytetarët”, thuhet në deklaratë./ B.A. – CNA.al

Hapja e dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të...
Gazetari Artan Hoxha ka shkuar së fundmi në Dubai, pas...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bër...
Deputeti Edmond Spaho, ka reaguar pas denoncimit të ga...
Gazetarja e Euronews Albania Ilnisa Agolli është nderuar m...
Avokati Saimir Vishaj "i ka vënë notë të pakalueshme" ...
Një ngjarje e trishtë ka ndodhur sot në lagjen nr1 në ...
Ndonëse fushata elektorale nuk ka nisur ende zyrtarisht, k...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me qytetarët në D...
Analisti Kreshnik Spahiu ka zbuluar tre arsyet pse kry...
Kryetari i degës së PD, në Librazhd, Bujar Vreto ka ko...
45 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga policia greke,...
Tregtoi në mënyrë të kundërligjshme materiale fasonerie të...
Teksa kryeministri Edi Rama, përdor një gjuhë ofendues...
Deputetja Erisa Xhixho mbajti fjalimin e saj në Konventën ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Dibër, ka s...
Partia e Lirisë ka nisur procesin e votimit për kryeta...
Miliona paunda nga xhepat e taksapaguesve britanikë, do të...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka prezantuar...
Kjo fundjavë është shoqëruar me temperatura të larta, e du...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...