web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përçarësit e PD në prehrin e Ramës/ Ja marrëveshja e radhës

2022-11-02 12:26:00, Aktualitet CNA
Përçarësit e PD në prehrin e Ramës/ Ja
Foto Ilustruese

Pas marrëveshjes për ndryshimin e ligjit për informim mbi dokumentet e informimit të shtetit dhe marrëveshjes për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, përçarësit e PD kanë arritur një tjetër marrëveshje me mazhorancën. 

Përçarësit dhe Partia Socialiste kanë arritur marrëveshjen për Kodin Rrugor. 

“Në vijim të asaj që ngriti kryetrari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në lidhje me një nismë të re të ardhur nga kryetari i grupit, duke qenë se edhe unë kam depozituar një nismë, nismat kanë të njëjtën objekt, pra Kodin Rrugor në Republikën e Shqipërisë, duke qenë se komisioni e ka shqyrtuar propozimin tim, sepse është para 4 muajsh dhe duke qenë se kanë të njëjtin objekt, do t’i kërkoja zotit Pëllumbi që në mënyrë të menjëhershme, siç e ka paracaktuar Rregullorja, nismat të bashkohen dhe të shqyrtohet me urgjencë edhe propozomi që vjen nga zoti Alibeaj. Ju dhe zoti Bushati keni të gjithë mandatin tonë që të negocioni për të gjetur zgjidhet e duhura mes propozimeve, sepse, në fund të fundit, kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë rrugore në tërësi, natyrisht, edhe ndihmën për qytetarët shqiptarë për t’i shkurtuar procedurat burokratike në pajisjen me leje drejtimi”, tha Balla në mbledhjen e fundit të kryetarëve të grupeve parlamentare./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga