web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

From feelings to contracts/ How prenuptial agreements are growing among Albanian couples

2026-02-15 08:20:00, Aktualitet CNA

From feelings to contracts/ How prenuptial agreements are growing among Albanian

Prenuptial agreements are emerging from the shadow of luxury and entering the daily lives of urban couples, as a sign of a more personal economy. In conditions where in 2024, 1 in 3 marriages ended in divorce, who makes prenuptial agreements in Albania and is it still a taboo?

In a time when love is declared on Instagram, wealth is measured in square footage, and divorce has ceased to be the end of the world, couples are discovering that romance does not preclude planning. On the contrary. The prenuptial agreement, once considered an affront to feelings, is emerging today as a new aspect of modern marriage. Not to anticipate separation, but to make the union more manageable.

In Albania, prenuptial agreements are slowly entering the vocabulary of modern couples, not as a sign of coldness or distrust, but as a reflection of an era that has learned that love does not replace the need for clarity.

What once seemed like a custom typical of Western elites or celebrity marriages that end in court is now increasingly seen as an act of rationality, a way to negotiate the future before emotions make reason impossible.

In our country, the idea of ??a prenuptial agreement still clashes with a culture that sees marriage as a moral rather than a legal agreement. However, the reality is starting to change. Couples are marrying later, often after they have built wealth, businesses, properties, or independent careers.

Women are more economically integrated, men more exposed to financial risk, and divorce has lost its status as an absolute taboo. In this context, the prenuptial agreement is no longer seen as a prediction of failure, but as a form of emotional and economic security.

Legally, Albania recognizes this instrument. The Family Code allows couples to choose the property regime through a contract concluded before or during marriage, departing from the standard model of legal community of property.

Despite this legal space, the practice remains limited. Prenuptial agreements are still the exception, not the rule, and are used mainly by individuals with clear economic interests, such as entrepreneurs, returning emigrants with assets created abroad, or people entering into a second marriage.

What is changing is not just the number of contracts, but the discourse around them. In private conversations and in lawyers’ offices, the idea of ??“getting things right from the start” is gaining ground. The fear that such a contract undermines romance is being replaced by the conviction that ambiguity is far more dangerous than transparency.

Në një shoqëri ku konfliktet pas divorcit shpesh zgjasin me vite dhe përfshijnë familje të tëra, prona, biznese dhe fëmijë, kontrata paramartesore po shihet si një mënyrë për të kufizuar dëmin, jo për ta institucionalizuar ndarjen.

Kush po i përdor dhe pse

Në Shqipëri, martesa po humbet gradualisht statusin e saj si territor i paprekshëm nga logjika juridike dhe po shndërrohet, gjithnjë e më shumë, në një marrëdhënie që kërkon qartësi edhe përtej emocioneve.

Rritja e divorceve, fuqizimi ekonomik i grave, pasuritë e krijuara para martesës dhe përvoja gjithnjë e më e shpeshtë e martesave të dyta po e shtyjnë një pjesë të çifteve shqiptare të mendojnë përpara se të martohen jo vetëm për ceremoninë, por edhe për pasojat ligjore të bashkëjetesës. Në këtë kontekst, kontratat paramartesore, dikur të konsideruara thuajse blasfemi sociale, po gjejnë ngadalë vend në realitetin urban shqiptar.

“Po vërehet një ndryshim gradual, veçanërisht në qytetet e mëdha”, shprehet avokatja Greta Smoqi, duke theksuar se, megjithatë, kontrata paramartesore vazhdon të mbetet tabu për një pjesë të shoqërisë. Sipas saj, kjo lidhet drejtpërdrejt me traditën dhe me mënyrën se si martesa perceptohet ende si një akt thellësisht emocional, ku çdo përpjekje për ta rregulluar ligjërisht shihet si mungesë besimi.

Tensioni mes dashurisë dhe ligjit është ndoshta arsyeja kryesore pse kontratat paramartesore po ecin më shpejt në Tiranë dhe qytete të mëdha sesa në zonat më tradicionale të vendit.

Profilizimi i çifteve që kërkojnë një kontratë paramartesore është mjaft i qartë. “Kryesisht janë çifte me nivel më të lartë arsimor, biznese aktive, pasuri të krijuara para martesës, ose martesa të dyta”, thotë znj. Smoqi.

Në shumë raste bëhet fjalë për individë që kanë ndërtuar një bazë ekonomike përpara martesës dhe kërkojnë ta mbrojnë atë, jo domosdoshmërisht nga partneri, por nga pasiguritë që mund të sjellë e ardhmja. Martesat e dyta, në veçanti, janë më pragmatike: përvoja e mëparshme e ndarjes e bën planifikimin ligjor të duket më pak si cinizëm dhe më shumë si domosdoshmëri.

Edhe pse nuk ka statistika zyrtare të detajuara për numrin e kontratave paramartesore të nënshkruara çdo vit, perceptimi në praktikën ligjore është i qartë. “Ka një rritje të dukshme krahasuar me një dekadë më parë”, pohon avokatja, duke shtuar se informimi më i madh ligjor dhe përballja e drejtpërdrejtë me pasojat e divorceve kanë ndikuar ndjeshëm në këtë prirje.

Çiftet sot janë më të vetëdijshme për pasurinë, borxhet, përgjegjësitë dhe për faktin se ndarja nuk është më një përjashtim i rrallë, por një realitet i zakonshëm shoqëror.

Megjithatë, kontrata paramartesore vazhdon të vuajë nga një sërë keqkuptimesh. “Keqkuptimi kryesor është se kontrata paramartesore nënkupton mungesë dashurie ose besimi”, shpjegon znj. Smoqi. Një tjetër ide e gabuar, sipas saj, është se kjo kontratë u përket vetëm njerëzve shumë të pasur.

Në realitet, ajo është një instrument ligjor që mund të shërbejë për çdo çift që dëshiron të ketë qartësi mbi regjimin pasuror, pavarësisht nivelit të të ardhurave. Paradoksi shqiptar qëndron në faktin se çiftet shpesh hyjnë në marrëdhënie financiare shumë më komplekse pa asnjë dokument, ndërkohë që një kontratë e thjeshtë shihet si shenjë ftohtësie.

Në rast divorci, pesha reale e kontratës paramartesore bëhet e dukshme. “Kontratat janë juridikisht të qëndrueshme nëse janë hartuar sipas ligjit, me transparencë dhe pa cenuar të drejta themelore”, thekson avokatja.

Problemet lindin zakonisht jo nga vetë ekzistenca e kontratës, por nga formulimet e paqarta ose nga mungesa e informimit të plotë në momentin e nënshkrimit. Në disa raste, presioni emocional ose dëshira për ta mbyllur shpejt procesin martesor çon në nënshkrime që më pas kontestohen.

Në një realitet ligjor që po modernizohet gradualisht, kontrata paramartesore po përpiqet të zhvishet nga stigma morale. “Në kontekstin ligjor modern shqiptar, ajo duhet parë si një instrument normal planifikimi financiar dhe ligjor”, përfundon znj. Smoqi, duke theksuar se synimi i saj është të garantojë siguri për të dy bashkëshortët dhe të reduktojë konfliktet në rast ndarjeje.

Pyetja që mbetet e hapur është nëse shoqëria shqiptare është gati ta pranojë këtë qasje si shenjë pjekurie dhe jo si mungesë ndjenjash, apo nëse kontrata paramartesore do të mbetet ende për një kohë të gjatë privilegj i një elite urbane më të informuar.

Dashuria në epokën e kapitalit personal

Martesa nuk është më hyrje në jetë, por një kapitull i ndërmjetëm, që vjen pasi individët kanë kaluar një fazë të gjatë ndërtimi personal dhe profesional.

Avokatët që merren me të drejtën familjare vërejnë se çiftet po martohen gjithnjë e më shpesh në mosha më të pjekura se më parë, zakonisht pasi kanë mbyllur ciklin e studimeve, kanë ndërtuar karrierë, kanë marrë kredi afatgjata, kanë hapur biznese ose kanë krijuar një bazë të qëndrueshme pasurore. Martesa, në këtë kuptim, nuk shërben më si pikënisje ekonomike, por si bashkim i dy individëve që tashmë kanë histori financiare të veçanta.

Kjo prirje ndryshon thellësisht ekuilibrat brenda marrëdhënies. Partnerët hyjnë në martesë jo nga nevoja ekonomike, por nga zgjedhja, duke ruajtur një nivel autonomie që në brezat e mëparshëm ishte i pazakontë. Pasuria e krijuar përpara martesës, qoftë një apartament, një biznes, kursime apo detyrime financiare, sjell me vete edhe nevojën për qartësi juridike.

Në këtë kontekst, kontrata paramartesore nuk shihet më si shenjë mosbesimi apo si paradhomë e ndarjes, por si një instrument racional për të përcaktuar kufijtë financiarë dhe për të mbrojtur investimet individuale të bëra përpara lidhjes.

Sipas praktikës së avokatëve, këto kontrata pasqyrojnë një ndryshim i cili ka zhvendosur idenë e një partneriteti të ndërtuar mbi varësi, por mbi dy autonomi që zgjedhin të bashkëjetojnë.

Avokatja Nexhi Beqiraj thotë se është rritur interesimi për kontratat paramartesore, edhe pse ende nuk flasim për shifra masive.

“Kam komunikuar edhe me noterë, vitet e fundit kërkesat janë shtuar sidomos në qytetet e mëdha dhe në çiftet ku të dy partnerët janë ekonomikisht aktivë. Ky interesim lidhet me disa faktorë. Së pari, rritja e pasurisë private dhe e sipërmarrjes individuale.

Së dyti, rritja e divorceve që ka krijuar më shumë vetëdije për pasojat financiare të ndarjes. Dhe së treti,  ndryshimi kulturor ku pasuria po shihet më pak si tabu emocionale dhe më shumë si çështje që kërkon rregullim racional që në fillim të martesës”, – thotë avokatja.

Sa i përket zgjidhjes së divorceve, avokatët janë pothuajse unanimë që kontratat paramartesore e bëjnë procesin shumë më të qartë dhe më pak konfliktual. Kur ka një marrëveshje të shkruar që përcakton se çfarë është pasuri personale dhe çfarë është e përbashkët, shmangen betejat e gjata gjyqësore dhe interpretimet subjektive. Në këtë kuptim, kontrata nuk e nxit divorcin, por e menaxhon atë nëse ndodh.

Nuk janë vetëm persona VIP që u drejtohen këtyre kontratave. Sigurisht që figura publike, sipërmarrës, njerëz me biznese ose pasuri të trashëguara janë më të ekspozuar dhe priren t’i përdorin.

Por avokatët po shohin gjithnjë e më shumë edhe profesionistë të rinj, gra që kanë ndërtuar karrierë dhe pasuri të tyre, ose çifte ku njëri partner ka kredi, biznes apo detyrime financiare që kërkojnë qartësi ligjore.

Nga tabu emocionale në instrument racional

Për një kohë të gjatë, kontratat para martesës janë parë si ftesë për dështim, si një akt që minon romantikën përpara se ajo të nisë. Por narrativa po ndryshon gradualisht. Ato po flasin më pak për mosbesim dhe më shumë për transparencë, duke reflektuar një shoqëri që po mëson ta artikulojë konfliktin përpara se ai të shpërthejë.

Në vend që çështjet e pasurisë, detyrimeve dhe përgjegjësive të lihen në heshtje, ato po diskutohen hapur, si pjesë e një marrëveshjeje të ndërgjegjshme mes dy individëve.

Sociologia Marsida Simo e sheh këtë zhvendosje si tregues të një pjekurie sociale në rritje. “Kontrata paramartesore nuk është fundi i dashurisë, por shenjë se marrëdhënia po ndërtohet mbi dialog dhe jo mbi supozime emocionale”, shprehet ajo. Sipas znj. Simo, brezat më të rinj po e shohin martesën jo si sakrificë totale të vetes, por si bashkëjetesë mes dy identiteteve të plota, edhe në aspektin ekonomik.

Në një shoqëri ku divorci është gjithnjë e më i zakonshëm dhe më pak dramatik, logjika po hyn në marrëdhënie jo si armik i dashurisë, por si mbrojtës i saj.

“Kur rregullat janë të qarta që në fillim, edhe ndarjet, nëse ndodhin, janë më pak traumatike dhe më pak shkatërruese, sidomos për gratë”, thekson znj. Simo, duke e lidhur këtë instrument edhe me dimensionin e drejtësisë gjinore dhe balancës së pushtetit brenda çiftit.

Megjithatë, pengesat mbeten të forta. Mungesa e kulturës juridike, perceptimi se një kontratë e tillë është ofenduese për partnerin dhe pasiguria mbi mënyrën se si do të interpretohej nga gjykatat, e mbajnë këtë praktikë ende në periferi.

Shqipëria nuk ka ende një jurisprudencë të konsoliduar mbi kontratat paramartesore, duke i bërë ato më shumë një akt besimi sesa një garanci absolute. Edhe kjo, sipas znj. Simo, është pjesë e tranzicionit shoqëror. “Shoqëritë nuk e përqafojnë racionalitetin emocional menjëherë. Ai vjen gradualisht, përmes debatit dhe normalizimit”, përfundon ajo.

Si nisi?

Marrëveshjet paramartesore kanë ekzistuar prej vitesh, duke filluar që nga kohërat e hershme të Egjiptit të lashtë. Ketubah, një kontratë martesore e lashtë hebraike, daton mbi 2,000 vjet më parë, e cila ishte një nga dokumentet e para ligjore që u jepte mbrojtje dhe të drejta ligjore grave të sapomartuara. Marrëveshjet paramartesore janë përdorur kryesisht si një mënyrë për të siguruar që gratë të merrnin një pjesë të pronës, në rast të një divorci ose vdekjes së burrit të tyre.

Por, ndërsa shoqëria ndryshon, të pasurit janë bërë përfaqësuesit e marrëveshjeve moderne paramartesore, si një mënyrë për të shpërndarë me të drejtë asetet nëse ndodh një divorc. Megjithatë, kohët e fundit, ka pasur një rritje të nënshkrimit të kontratave paramartesore nga brezi i mijëvjeçarit.

Vendimet financiare

Në kontekstin shqiptar, ku ende ekziston një traditë ku asetet shpesh menaxhohen ose kontrollohen nga njëra palë dhe vendimet financiare mund të ndikohen nga normat sociale dhe presioni kulturor, kontratat paramartesore shërbejnë si një shtresë mbrojtëse që rrit autonominë ekonomike të individëve.

Për më tepër, ato mund të luajnë një rol në parandalimin e konflikteve të mundshme pas ndarjes ose divorcit, duke ofruar një kuadër të qartë për ndarjen e pasurive. Në këtë mënyrë, këto marrëveshje nuk janë thjesht dokumente ligjore, por instrumente që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e drejtësisë sociale dhe në promovimin e barazisë gjinore në një shoqëri ku praktikat tradicionale shpesh favorizojnë njëra palë mbi tjetrën.

Fakte

Sot në Shqipëri, rreth 1 në 3 martesa përfundon në divorc. Kjo do të thotë se martesa nuk është më vetëm premtim emocional, por edhe një risk financiar.

Në shumicën e divorceve konfliktuale, sherri kryesor nuk është tradhtia, por pasuria: shtëpia, biznesi, kreditë.

Avokatët thonë se një kontratë paramartesore mund ta shkurtojë një proces divorci nga vite në muaj, sepse nuk negociohet nga e para çfarë është e kujt.

Kontrata paramartesore po përdoret gjithnjë e më shumë nga gra ekonomikisht të pavarura, jo vetëm nga burra me pasuri.

Një rekord prej një në tre çiftesh po ndahen

Shqiptarët po martohet gjithnjë e më pak dhe po ndahen gjithnjë e më shumë. Shifrat më të fundit të INSTAT tregojnë se numri i martesave ka rënë në nivelin më të ulët historik, ndërsa divorcet kanë marrë drejtim të kundërt, duke arritur kulme që nuk janë parë kurrë më parë.

Një në tre martesa kanë përfunduar në divorc në vitin 2024, sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Të dhënat për martesat konfirmojnë se Shqipëria nuk po përballet vetëm me një valë ndarjesh, por edhe me një tkurrje të fortë të vetë institucionit të martesës.

Nga rreth 29 mijë martesa në vitin 1990, niveli mbetet relativisht i qëndrueshëm gjatë viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000, me luhatje rreth 25–27 mijë në vit, përpara se të nisë një rënie strukturore pas vitit 2004.

Një ndërprerje e fortë vihet re që nga mesi i viteve 2000, kur martesat bien nën 22 mijë dhe nuk arrijnë më të rikuperojnë nivelet e mëparshme, pavarësisht disa rikthimeve të përkohshme.

Pas vitit 2015, trendi bëhet qartësisht negativ, me një përshpejtim të rënies pas vitit 2019. Pandemia e thellon më tej këtë prirje, por rënia nuk ndalet as pas saj.

Viti 2024 shënon minimumin historik me vetëm 16 120 martesa, gati gjysma e nivelit të fillimit të viteve ’90, duke reflektuar jo thjesht një efekt demografik apo ekonomik, por një ndryshim të thellë në zgjedhjet sociale, emigracionin e të rinjve dhe hezitimin gjithnjë e më të madh për të formalizuar lidhjet në martesë.

Sakaq edhe treguesi i divorceve për 1 000 martesa, i cili në vitin 1990 ishte 9.2, ka ndjekur një trajektore rritëse për më shumë se tri dekada, por vitet e fundit kanë thyer çdo rekord të mëparshëm.

Nga fundi i viteve ’90, kur treguesi zbriti në minimumin historik prej 5.9 në vitin 1997, divorci nisi një ngjitje të pandalshme gjatë viteve 2000 dhe 2010, duke kaluar mbi 20 ndarje për 1 000 martesa që pas vitit 2018.Raportimi më i fundit tregon se viti 2024 shënon një rekord absolut prej 29.8 divorceve për 1 000 martesa, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në vend.

Analistë të fushës socio-demografike shohin në këto shifra jo vetëm një ndryshim statistikor, por një transformim të thellë të strukturave sociale.

Gëzim Tushi, sociolog shprehet se, në vitet pas tranzicionit, kur mungesa e perspektivës dhe krizat ekonomike mbajtën bashkë familje të tëra, divorci shpesh shihej si luks ose dështim.

Sipas tij, sot, shqiptarët, të ekspozuar ndaj ndikimeve ndërkombëtare, më të pavarur ekonomikisht dhe më të vetëdijshëm për standardet e mirëqenies personale, po bëjnë zgjedhje të reja për jetën në çift.

Ekspertë të familjes dhe politikave sociale vlerësojnë se rritja e divorceve është ndikim i drejtpërdrejtë i disa faktorëve kryesorë: urbanizimit të shpejtë, emigracionit masiv të brezave të rinj, presionit ekonomik mbi familjet e reja dhe një normë sociale që ka evoluar drejt mirëqenies individuale, mbi mbijetesën kolektive.

Nga ana tjetër, sistemi gjyqësor dhe shërbimet sociale po përballen me një volum gjithnjë e më të madh çështjesh familjare, që kërkojnë reagim politik dhe mbështetje institucionale, sipas komunikimeve të marra nga psikologët socialë në gjykata.

Mr. Tusha emphasizes that an increase in divorces brings new challenges for childcare, property issues, and social support for single parents.

Lawyer Nexhi Beqiri adds that divorces in recent years come mainly from couples in their 40s, who do not compromise like they used to. The problems that follow these divorces, according to the lawyer, are the division of assets and child custody, which take months and years in the courts. /Monitor





Lajmet e fundit nga