web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë do t’i thoshte Mirit dhe Selin në rast të një takimi në BBVA?/ Flet bashkëshortja e këngëtarit

2026-02-05 11:43:00, Aktualitet CNA

Çfarë do t’i thoshte Mirit dhe Selin në rast të

Bashkëshortja e Armir Shahinit, i njohur si Miri i “West Side Family”, Rabea Shahini ka folur lidhur me rrugëtimin e tij në Big Brother Vip Albania 5.

Një një intervistë për Top Albania Radio, ajo komentoi edhe lojën e Mirit dhe banores Selin Bollati, ku tha se secili duhet të luajë i vetëm.

“Unë shoh që Miri dhe Selin do vazhdojnë edhe shumë gjatë, por do vijë një moment kur duhet të ndahen të dy. Më mirë më shpejt, se më vonë. Secili duhet të luajë lojën e vetë. Është më i kufizuar në atë lojë, më mirë secili të luajë lojën e vetë, në fund dalin të dy në finale. Për mua fitues është Miri. Të fortë janë Kristi, Brikena, Selin”, tha ajo.

Më tej Rabea Shahini, tregoi dhe se çfarë do t’i thoshte Mirit dhe Selin në rast se do t’i takonte brenda shtëpisë.

“Do i thoja që jam shumë krenare për të dhe unë çuditem si i përballon situatat dhe ku e gjen durimin. E dua shumë, fokusohu te loja jote dhe mos harro çfarë të kam thënë para se të hysh, ti nuk ke ardhur për pjesëmarrje, por ke ardhur për të fituar. Do kisha qejf të takoja Baby G. Ajo është nga ato banore që nuk ka hyrë aty për të sulmuar Mirin”, tha ajo për bashkëshortin e saj.

Ndërkohë për Selin, ajo tha: "Është kënaqësi të të takoj një herë dhe gjithë të mirat. Nuk ka diçka të veçantë që do i thoja".

Kujtojmë se këtë edicion që në javët e para marrëdhënia e Selin dhe Mirit ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes dhe është bërë temë diskutimi jo vetëm brenda shtëpisë së Big Brother por edhe jashtë saj. /CNA





Lajmet e fundit nga