web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Aparatura moderne 1.7 milionë euro iu dhurua sipërmarrjes Beqja-Rrapaj

2023-08-20 15:19:00, Aktualitet CNA
Berisha: Aparatura moderne 1.7 milionë euro iu dhurua sipërmarrjes
Ilir Beqaj, ish ministri i Shëndetësisë

Ish kryeministri Sali Berisha ka zbuluar arsyen që sipas tij ish ministri Ilir Beqaj ka hedhur poshtë kërkesën e spitalit "Nënë Tereza" për vënien në përdorim të aparaturës moderne të sterilizimit të vendosur në katin e parë të spitalit të ri.

Ish kryeministri thotë se Beqaj i dhuroi sipërmarrjes së tij private dhe të Ilir Rrapajt aparaturën 1.7 milioën euro .

“Beqja hodhi posht kërkesën e spitalit “Nënë Tereza” për vënien në përdorim të apararurës ultra moderne të sterilizimit, të vëndosur në katin e parë të spitalit të ri. Ai refuzoi sepse këtë aparaturë të blerë me 1.7 milionë euro dhe katin e parë të spitalit të ri, të desitinuar për funksionimin e saj, ja dhuroi falas sipërmarrjes private Beqja-Rrapaj! Pasuria publike u shndërua në pasuri private të tij dhe Rrapajt! Krim. ”, ka shkruar Berisha./ CNA

 





Lajmet e fundit nga