
Ilir Beqja doli dhe na shkroi një letër të gjithëve. Ish-zyrtari Beqja foli për gjithë të mirat që solli procesi i përqendrimit në një dorë i sterilizimit të pajisjeve spitalore.
Ilir Beqja ka të drejtë kur liston gjithë problematikat që zgjidhi sterilizimi. Përfshirë këtu mbledhjen dhe ridërgimin e pajisjeve në gjithë sallat operatore kudo ku ka të tilla.
Gjithë shpjegimet e Zotit Beqja ishin të nevojshme. Është mirë kur dikush del e shpjegon qëllimin e mirë të një vendimi politik. Ka më shumë se një arsye që vendimi politik të justifikohej nga gjendja e sallave operatore deri në vitin 2013.
Por Beqja nuk është i akuzuar për një vendim politik të gabuar. Fundja, kush është Beqja që të marrë përsipër arsyetimin ose justifikimin e atij vendimi politik?
Beqja dhe të tjerët akuzohen sepse 1 muaj përpara hapjes së procedurave formale të koncesionit, diku u themelua kompania që në fund "fitoi" koncesionin.
Beqja dhe të tjerët akuzohen sepse për kompaninë u gjet si ortak shqiptar, shoku i klasës së zëvendësministrit, i cili u caktua nga Beqja me akt individual si kryetar i komisionit që do të "përzgjidhte fituesin".

Beqja dhe të tjerët akuzohen sepse kostot e procesit u frynë që të paguhej jo vetëm sterilizimi por edhe bakshishet e majme.
Beqja dhe të tjerët akuzohen sepse nuk po tregojnë të vërtetat e tyre për procesin përpara shpalljes, të shpalljes, të përzgjedhjes dhe në fund të lidhjes së kontratës dhe jo për vendimin politik.
Beqja dhe të tjerët akuzohen për komunikimet edhe në "e-maile"-t zyrtare me fra(tellon) e radhës.
Ilir Beqja mund të ketë nxitur vendimmarrjen politike, por ai nuk akuzohet për këtë nxitje. Ai akuzohet për nxitjen e procesit paralel me atë të vendimmarrjes politike.
Ai dhe vetëm ai mund të ishte i sigurtë dhe të nxiste themelimin e kompanisë, pasi ai dhe vetëm ai kishte informacionin e sigurtë që vendimi politik ishte fakt i kryer.
Ilir Beqja akuzohet se si personi i cili mund të parashikonte vendimmarrjen, po porosiste që të hante dardha e kumblla pa hesap.
Sa i takon vendimit politik, ai i takonte Edi Ramës, i cili (edhe një herë si një herë), mirë që nuk kuptonte se si Beqja po e kapte për hundësh drejt një vendimmarrjeje politike, por kur erdhi dita as nuk dëgjonte mbllaçitjet e Beqjës e as shihte farat, bishtat e bërthamat që pështynte ministri.
Zoti Beqja nëse merr stilolapsin, duhet të tregojë dhe shpjegohet për akuzat ndaj tij e jo të fshihet pas një vendimi politik qëllimmirë.
Në fund të fundit nuk po e akuzojnë si njeri shpirtmirë që mendoi për hallet e mjekësisë. Akuzat ndaj tij kanë lidhje me ndotjen e një vendimmarrjeje politike për qëllimin e mirë të së cilës nuk ka dyshime askush.
Le t'ia lërë Ramës këtë pjesë. Vetë bën mirë të zbrazë barkun dhe të tregojë fratellot./ CNA
Të dashur miq, Greqia është vendi i deklaratës të Samitit ...
Agjencia telegrafike shqiptare jep lajmin e madh, scoop-in...
As dy ditë pushime në Rodos kur në celular më erdhi një sm...
Për pak ditë nis sezoni i ri politik dhe sigurisht të gjit...
Pas zhurmës së madhe për një faturë të pa paguar me vlerë ...
Cili vend mund të jetë optimist për të ardhmen e tij kur t...
Një darkë në restorantin e njohur Guva në Berat, prodh...
Teksa SPAK hapi, më në fund, një tjetër kuti pandore, atë ...
Politika shqiptare duhet ta ketë të qartë se, me dy sh...
Ju njoh dhe informoj me ‘çarçafin e zi’ të krimit shtetëro...
Imagjinoni të lexoni një libër policor apo të shihni n...
Edi Rama gjendet i mbërthyer në morsën e dy të vërteta...
Sot është 109 vjetori i lindjes së Sterjo Spases (1914-198...
Fobia ndaj emrit të të pavdekshmit të Adem Demaçit është l...
Meqënëse abuzohet shumë kohët e fundit me këtë fjalë s...
Shumë gjëra nuk më kujtohen, por nga që ishte histori ngje...
Janë skaje të një drejtëze. Krejtësisht të ndryshëm në...
“Mali i Tiranës”, kulla e famshme 56 kate, duhet t’i ketë ...
Bie plotësisht dakord me gjithë reagimin e kryeministrit E...
32 vite pluralizëm dhe tranzicion. Ajo që karakterizoi per...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...