EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

32 vite pluralizëm dhe tranzicion. Ajo që karakterizoi periudhën e parë të pluralizmit, 1991-1994, ishin debatet dhe kërkimet e mëdha ideologjike. Megjithëse në pamje të parë kishin të bënin me të djathtën, në praktikë ato kishin të bënin metë gjithë spektrin politik.
Të gjitha partitë politike përpiqeshin të paraqisnin ideologjinë e tyre, mënyrën se si analizonin realitetin, por edhe vizionin që kishin se çfarë drejtimi duhet të merrnin gjërat në Shqipëri. Ishte një epokë, kur partitë, kryesisht ato progresiste, nuk kishin asnjë ngurrim të paraqesin platforma ideologjike e politike dhe projekte të mëdha për të ardhmen e vendit. Ishte një epokë kur nuk kishin frikë të thoshin se në të gjitha çështjet e mëdha dhe të hapura të atdheut kishte përgjigje të ndryshme, analoge me pikënisjen ideologjike të atij që përpiqej t'u jepte përgjigje, por edhe të debatonin e të përplaseshin në këtë pozicion.
Dhe ajo që ishte më e rëndësishmja ishte se ishte një epokë ku si partitë politike, ashtu edhe njerëzit besonin vërtet se mundet të ndodhnin ndryshime të mëdha dhe reale dhe donin të diskutonin me pasion për to. Madje edhe festat familjare, shndërroheshin në fushëbeteja të përplasjeve ideologjike në lidhje me faktin se çfarë demokracie i shkonte një vendi si Shqipëria. Dhe, megjithëse ishte një epokë ku mbizotëronte një politizim i skajshëm i shoqërisë, aq sa prisheshin edhe miqësi, ishte një epokë, e cila kishte një lloj vetëbesimi dhe romantizmi shpresëdhënës në shoqërinë shqiptare.
Vitet kaluan dhe shumë politikanë, analistë, pronarë mediash e manipulues të opinionit publik, të cilët pagueshin nga paratë e pista të politikës dhe jo të punës së tyre, u përpoqën të na bindin se nuk shtrohet çështja e ideologjisë dhe ajo që kërkohet është të gjejmë thjesht zgjidhjen më rezultative nga një pozicion thjesht teknik, realist e pragmatist. Kështu u ndërtuan pazaret politike, shkeljesytë njëri- tjetrit dhe tallja e shoqërisë, e cila me ose pa ndërgjegje i voton. Dhe, në këtë mënyrë u ndërtua shoqëria, familja, diskursi politik e ekonomik, duke zhdukur e vrarë çdo lloj ëndrre e shprese, për t’u ndërtuar një model që i leverdiste ruajtjes së status-quosë politike, mediatike e ekonomike.
Madje, nuk ngurruan që çdo gjë ta paraqesin si zgjidhje teknike, pavarësisht se strategjia e tyre kishte përmbajtje politike dhe ekonomike dhe zgjedhjet e zgjidhjet ishin populiste. Dhe tani që situata politike në Shqipëri ka ndryshuar, kur pozita flet si e djathtë ekstreme dhe opozita si e majtë e qendrës drejt ekstremit, klima është edhe më e rënduar. Kësaj klime i shërben mendimi dhe opinioni i ngulitur se partitë duhet të jenë të hapura, teknokrate, apolitike dhe thellësisht liberale. Natyrisht që ky nuk është një zhvillim pozitiv. Pasi, pavarësisht se çfarë bëjnë partitë, shoqëritë vazhdojnë të ngelen komplekse, antifatike, të pabarabarta dhe, në analizë të fundit, konfliktuale.
Kur përplasjet përkthehen në përplasje ideologjish, programe dhe vizione politike, atëherë shoqëritë ecin përpara, pasi bëjnë diskutim realist dhe marrin vendime të mëdha për ndryshime të mëdha.
Kur ideologjitë nënvlerësohen e zhvlerësohen dhe mbizotëron logjika e teknokracisë dhe "komunikimit politik ", do me thënë imazhit, apo edhe pazareve të hapura e të fshehta që mbajnë në këmbë eshtabilmentin, atëherë përplasjet nuk përkthehen në kundërshti programesh, por në një përplasje ndërmjet një sistemi politik, cili thjesht riprodhon një logjikë mbizotëruese dhe e ka të pamundur të diskutojë realisht dhe nga ana tjetër të shoqërisë, e cila ndonjëherë shpërthen pa mundur të ketë një artikulim politik, ose, akoma më keq, tërhiqen nga kanibalizmi politik i sistemit aktual.
Nuk kuptoj shumë nga kullat, ndaj edhe nuk i futem far...
MIRËMËNGJES me këtë çarçaf, që në mos paçi durim ta shtrin...
Një ndër rastet e rralla kur Edi Rama shijon artikujt krit...
Prej disa ditësh është ngritur një debat i madh në lidhje ...
Gjergj Luca, sipërmarrësi atipik, zëri i potersh...
Enver Hoxha ishte një provë për ne, por edhe në ...
- Më falni, ky është Dyqani i së vërtetës? - Po! Dyqani i...
Përveç përfitimeve financiare të rrjedhura nga pagat strat...
Ilirjan Blloshmi në një postim në rrjetet sociale ka folur...
Në rrjete sociale lexova “Dekalogun e dembelit!”: 1) Jeto...
Akti i fundit i Prokurorisë së Posaçme për sekuestrimi...
A është demokracia jonë në rrezik?A vdesin demokracitë ash...
Vendosja e sekuestros konservative mbi projektin e incener...
E para e punës,* SPAK nuk ka sekuestruar inceneratorin, se...
Ka mbi njëzet vjet që mjekët shqiptarë e kanë kthyer Gjerm...
Sekuestrimi i Inceneratorit të Tiranës nga Gjykata e Posaç...
Shumëkush nga ata që e ndoqën shakanë e zgjedhjes së Lulzi...
U deshën vetëm pak muaj që nga heqja e kufizimeve antipemi...
Çfarë ka ngelur nga PD që themeluam me idealizëm, ëndrra e...
Turizmi qeveritar dy ditor i Bënçës u mbyll me moton: Gji...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plahzin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...