Vrasja e efektivit në Maliq/ Rama: Nderime përjetë dëshmorit, ndëshkim maksimal për autorin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...

Një ndër rastet e rralla kur Edi Rama shijon artikujt kritikë për të është ky që lidhet me higjienën urbane pas Pallatit të Kulturës.
Fakti se atje po ndërtohet një nga 9 kullat e planit të revizionuar francez ka ngritur peshë okupuesit e hapësirave publike online dhe media në Tiranë sikur kjo ndodh për herë të parë dhe sendërtimi i kullës atje prish virgjinitetit e qendrës sikur ajo zonë të ishte e populluar vetëm nga ndërtesa deri në 5 kate. Në fakt, ajo është kulla e 8-të në një distancë deri në 600 metra prej aty, brenda qendrës së Tiranës, 3 prej tyre vetëm me fare pak kate diferencë prej saj. Dy nga kullat tashmë të përfunduara janë edhe me kate pa leje.
Nëse do të ishte ky problemi, protestat në Tiranë duhej të mbaheshin të paktën në 2003 dhe 2004 kur nisi ky projekt, më pas në 2016 kur iu bënë pak ndryshime dhe më fort në 2022 kur u vendos edhe ndërtimi i kullës në fjalë.
Po ashtu të freskëta fare mund të mbaheshin protesta edhe te Komuna e Parisit, lagjja më e mbipopulluar në Tiranë me njerëz e pallate ku është planifikuar edhe një kullë, apo te stadiumi “Selman Stërmasi”, ku projekti nuk ka fare transparencë dhe nuk dihet sa do të kafshohet i vetmi oaz jeshil që i ka mbetur gjysmës jugore të Tiranës.
Nuk ka asnjë problem protesta kundër ndërtimit të kullës në qendër.
Por protesta te lulishtja, e cila ka edhe ajo hijet e veta dhe ato në mjetet e komunikimit masiv nuk janë njësoj. Bile as të ngjashme. Bile kjo e dyta nuk është protestë, por shfaqje e mjerimit të hapësirës publike në vend, një grup gazetarësh e mediash të grupuar pas grupeve të interesit, duke hedhur pas shpine, moralin, integritetin, paanësinë dhe objektivitetin që duhet ta ruash edhe kur je i vendosur në një anë.
Këta janë gurët në pellg që hidhen atje për të turbulluar ujin në mënyrë që të mos duket çfarë ndodh te pellgu, ose të duket se atje po ndodh vetëm çfarë thonë ata që po hedhin gurët.
Megjithatë, Rama i shijon këto ditë me kënaqësi ato që thuhen për të në lidhje me lejen që ia paska dhënë opozitës dhe konkretisht miqve të Shkëlzenit, djalit të Sali Berishës. Sipas medias së klubit të Fugës, leja është dhuruar për 3 arsye: Të caktojë një kandidat të dobët më Tiranë (tezë e shpikur nga amerikania e panelit të foltores, Kokalari); të mos bëjë fushatë të fortë dhe të falë zgjedhjet lokale dhe bile edhe ato të vitit 2025 (tezë e skuadrës së Fugës dhe Veliajt); të mbajë Berishën me oksigjen që të mos bie pasi për sa kohë që ai është në fushë opozita nuk fiton dhe qeveria e majtë do të qëndrojë në pushtet. Kjo e fundit është një tezë që ia ka dalë të thyejë çdo rekord pasi ka lindur pas zgjedhjeve lokale të vitit 1992, brenda PD, është mbajtur gjallë nga kundërshtarët e Berishës në PD dhe tani gjallon po nga këta në copat e ndara të PD dhe azilantët e saj në PS.
Që të tria këto teza janë ai lloj teksti që dikur, në gazetarinë e kontrolluar, njiheshin si gazetari speciale, ndërsa sot, për t’i dhënë pak më shumë ngjyrë, thirren si gazetari e spekulimit. Kur fantazia është edhe më e përqendruar quhet më mirë rrëfim konspirativ se sa gazetari e konspiracionit, pasi gazetaria edhe në rastin më të keq nuk mund të raportojë me teknikat e konspiracionit.
Të tria arsyet e mësipërme, përveçse janë në fushën e subjektivizmit, kanë shumë ngarkesë ‘strategjish komunikimi’. Për të kuptuar se cili është synimi i një strategjie komunikimi veçmas në politikë po marrim një shembull nga biznesi: Ka mbi 100 vjet që konsumohet coca cola dhe po aq që njerëzit shohin apo dëgjojnë reklama që nxitin konsumin e saj, por në asnjë prej tyre nuk thuhet se cila është arsyeja kryesore e faktike se pse, ta zëmë, shqiptarët duhet të konsumojnë coca cola në vend të aranxhatës apo lëngut të boronicës. Kjo, pasi reklama nuk bazohet në krahasim, por në presion dhe shtytje drejt produktit të vet, bile të pengon ta bësh këtë krahasim duke nxitur thjesht memorizimin e brand-it që stimulon në treg.
Ajo çfarë mbetet në të gjithë këtë rrëfim komunikimi është në fakt ‘pjesa e letërsisë’, e cila intrigon Berishën përmes djalit të tij në historinë e kullës. Shkëlzen Berisha prej më shumë se 15 vitesh portretizohet nga media si një person që qëndron pas shumë bizneseve dhe emrave të ndryshëm të botës së biznesit, që ka vënë pasuri në mënyrë jotransparente. Shkëlzeni e ka përgënjeshtruar më se një herë këtë qasje të komunikimit dhe medias ndaj tij, por ka dështuar të ndryshojë shumë në këtë perceptim. Kjo për shkak se ai nuk mund të përballojë një front të tillë komunikimi me përgënjeshtrime, pasi përgënjeshtrimi sado i argumentuar të jetë nuk është aq i interesant dhe qarkullues sa lajmi që nxit përgënjeshtrimin.
Por a ka një prapamendim të Ramës kur ka dhënë lejen për kullën që sipërmarrësit e saj kanë pas Shkëlzenin dhe se përmes këtij vendimi po ndihmon grupin e Berishës.
Po supozojmë se Rama ka menduar kësisoj.
Kushdo e mban mend një fjalim të Ramës në 2017 në Parlament ku rreshtoi si biznesmenë të opozitës disa prej emrave të njohur të biznesit. “Samir Mane, Shefqet Kastarati, Bashkim Ulaj, Ramë Geci, janë të gjithë mbështetës të PD”, tha ai.
Pra, pas këtyre, sipas Ramës, i binte të ishte Berisha. Kastrati në kohën e Berishës Kryeministër ka qenë një nga ‘naftëtarët’ e vendit, jo më i madhi, por i konsiderueshëm. Gjatë qeverisë , ai ka marrë përfitime dhe kontrata publike që as fantazia e Kastratit nuk do t’i kishte menduar ndonjëherë ku përfshihen: koncesioni i rrugës së Kombit, marrëveshja për Rinasin, shtesa kati në Sheraton dhe kompleks kullash rreth Sheratonit, leja për kullën më të lartë tani në Tiranë ‘Downtown’.
Pra, Rama punuaka që të mbajë Berishën dhe opozitën, ndërsa socialistët dhe Rilindja le të vuajnë pak për bukë se rëndësi ka të kenë qeverinë. E njëjta logjikë vlen edhe për biznesmenët e tjerë.
Pra, duhet të besojmë se Rama e paska ves këtë punën e ndihmës për të mbajtur jo thjesht gjallë, jo vetëm në treg, por për t’i transformuar nga të mëdhenj në shumë të mëdhenj njerëzit afër Berishës. Pavarësisht se këtej ua forcon financat, andej ua vjedh vulën. Duhet të jesh shumë i deformuar që të transformosh këtë logjikë në besim.
Ndërkaq në këtë vend ku gëlon korrupsioni penal nga nivelet më të ulëta deri tek ato më të larta, ku nuk ka dallim mes një ministri apo deputeti të mazhorancës me rrugaçin më të madh të qytetit, trafikantin ndërkombëtar, arave me hashash në Progonat apo Qafë Mali me lëndinat brenda repartit ushtarak elitë të Shqipërisë, besimi se ka korrupsion edhe për përfitime politike është i ligjshëm dhe i përhapur gjithandej tek njerëzit.
Kjo dobësi e krijuar nga regjimi po shfrytëzohet po nga regjimi duke përfshirë opozitën në një pazar jo etik me mazhorancën, ndërkohë që përjashton mazhorancën nga problemet me etikën. Pra, kulla e Ramës ngrihet në një terren pa njolla, por kulla e Berishës është me probleme të mëdha, edhe pse bëhet fjalë për të njëjtën kullë.
Ky moment e kthen ngjarjen nga pasqyra. Është lehtë të shihet dëmi që kjo thurje subjekti i shkakton protestës si mjet për të presionuar pushtetin, opozitën si platformë kontrolli për pushtetin dhe demokracinë si një sistem që shembet nëse nuk mbahet në vlera etike.
Kjo, pasi heq mundësinë e diferencës mes mazhorancës dhe dikujt tjetër dhe zhvlerëson çfarëdo përpjekje ndaj regjimit për shkak se përpjekja sërish të çon tek i njëjti model regjimi. Pra, nuk ia vlen një luftë, përpjekje apo qëndresë për të zëvendësuar me njëri-tjetrin dy të barabartë.
Prej disa ditësh është ngritur një debat i madh në lidhje ...
Gjergj Luca, sipërmarrësi atipik, zëri i potersh...
Enver Hoxha ishte një provë për ne, por edhe në ...
- Më falni, ky është Dyqani i së vërtetës? - Po! Dyqani i...
Përveç përfitimeve financiare të rrjedhura nga pagat strat...
Ilirjan Blloshmi në një postim në rrjetet sociale ka folur...
Në rrjete sociale lexova “Dekalogun e dembelit!”: 1) Jeto...
Akti i fundit i Prokurorisë së Posaçme për sekuestrimi...
A është demokracia jonë në rrezik?A vdesin demokracitë ash...
Vendosja e sekuestros konservative mbi projektin e incener...
E para e punës,* SPAK nuk ka sekuestruar inceneratorin, se...
Ka mbi njëzet vjet që mjekët shqiptarë e kanë kthyer Gjerm...
Sekuestrimi i Inceneratorit të Tiranës nga Gjykata e Posaç...
Shumëkush nga ata që e ndoqën shakanë e zgjedhjes së Lulzi...
U deshën vetëm pak muaj që nga heqja e kufizimeve antipemi...
Çfarë ka ngelur nga PD që themeluam me idealizëm, ëndrra e...
Turizmi qeveritar dy ditor i Bënçës u mbyll me moton: Gji...
Tema e stisur ngjan shumë serioze: zgjedhje e kryetarit të...
Uzurpimi i logos së PD-së nga Lulzim Basha dhe krijimi i d...
Rasti i grabitjes së fitores së pretenduar këmbëngulshëm, ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...