E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

A është demokracia jonë në rrezik?
A vdesin demokracitë ashtu sikundër lindin?
Në fakt, a lindin? Dhe kur lindin, përse vazhdojnë të jetojnë e të jenë aq të brishta?
Cilat janë rastet kur vdesin apo edhe mënyrat se si i vrasin demokracitë?
Në fakt, janë pyetje që i bëjmë përditë, pavarësist se nuk do të donim kurrë t’i bënim.
Përpara disa kohësh lexova një libër të shkëlqyer: “Si vdesin demokracitë”, botuar në vitin 2018, me autorë Steven Levitsky dhe Daniel Zimblatt, profesorë në Universitetin e.
Dy autorët, që prej vitesh studiojnë diktaturat, por edhe format e reja të autokracisë globale, thonë gjithashtu se gjatë Luftës së Ftohtë situatat ushtarake ishin një fenomen i shpeshtë. Amerika Latine ishte plot me diktatura që kishin dalë nga praktika ushtarake, sikundër edhe vende nga Afrika dhe Azia.
Këto regjime kishin karakteristika lehtësisht të dallueshme: rol protagonist të ushtrisë, zhvlerësimin deri edhe shpërndarjen e Parlamentit, shkatërrimin e zgjedhjeve dhe zhdukjen e pluralizmit nëpëtmjet nxjerrjes jashtë ligjit të partive, burgosjen dhe vrasjet e kundërshtarëve, kontrollin absolut të informacionit dhe censurën e gjithçkaje.
Pas Luftës së Ftohtë, situata të tilla duket sikur u minimizuan apo u zhdukën. Mirëpo, kanë lulëzuar autokracitë e reja, të cilat në shikim të parë mund të të mashtrojnë se janë demokraci normale, pasi zhvillohen zgjedhje, ka parlamente dhe parti, ka pak polifoni në lajme apo emisione informative e debate; liderët "flasin gjuhën e demokracisë".
Demokracia mund të mos vdesë nga tanket, por nga një lider i zgjedhur president a kryeministër, i cili ka aftësinë të shkatërrojë pikërisht procesin që e solli në pushtet. Disa prej këtyre liderëve e çmontojnë demokracinë shpejt e shpejt, por më shpesh demokracitë gërryhen ngadalë, pak nga pak, nëpërmjet proceseve që mezi duken e që nga shumica kuptohen me vonesë.
Karakteristikë e përbashkët e regjimeve të reja autokratike është ruajtja e kuadrit tradicional të demokracisë përfaqësuese, por faktikisht funksionet thelbësore të institucioneve demokratike janë kryesisht ose plotësisht të abroguara.
Levitsky dhe Zimblatt shpjegojnë se devijimi demokratik në ditët tona nuk ka zhurmën shurdhuese që bënini dikur tanket dhe ushtria në rrugë. Megjithatë, sot devijimi mund të ndodhë kudo, edhe në Evropë apo SHBA, paralajmërojnë ata.
Dy profesorët identifikojnë shenjat shqetësuese të minimit të demokracisë liberale në përpjekje për të kapërcyer rezistencat e institucioneve të pavarura, opozita dhe forcat e tjera politike e mendimi i lirë intelektual, kontrollin dhe shantazhimin e medieve; në trajtimin e kundërshtarëve politikë si armiq; në përdorimin e shtetit për t'u shërbyer qëllimeve elektorale. Autokracia e re shikon veçanërisht dobësimin deri edhe zhdukjen e çdo oponence politike, qytetare e intelektuale.
Sipas tyre: Demokracitë mund të vdesin në dy mënyra.
Së pari, grusht shteti ushtarak. Kjo është një mënyrë më e papritur dhe e dhunshme për të kapur një demokraci.
Së dyti, diskreditimi i bazave të demokracive. Ky është një proces i ngadaltë dhe i shpejtë. Kryesisht, nga rruga e dytë nuk ka kthim.
Autorët thonë se demokracitë i humbasin kredencialet e tyre demokratike ngadalë, në mënyrën më kushtetuese, para syve të të gjithëve. Jo nga jashtë, por nga brenda.
Si shtyllat më të rëndësishme të demokracisë (Parlamenti, Drejtësia, Medie vizive e të shkruara), konvergojnë në shërbim të qeverisë, liderët “e zgjedhur” arrijnë të përqendrojnë në duart e tyre maksimumin e pushtetit pa e zhdukur edhe tipikisht demokracinë.
Bëhet fjalë për një devijim të heshtur, një grusht shteti të heshtur e të vazhdueshëm me përdorimin e “anestezisë”, të cilën shoqëria nuk e percepton menjëherë.
Rruga elektorale e shkatërrimit të demokracisë është e rrezikshme. Nuk ka tanke në rrugë. Kushtetuta dhe institucionet e tjera demokratike vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e tyre. Njerëzit “votojnë”. Por janë ata, autokratët e zgjedhur, që nën vellon e demokracisë, gërryejnë e zbrazin gjithë substancën e saj.
Shumë nga përpjekjet e qeveritarëve në shkatërrimin e demokracisë janë “ligjore”, kanë miratimin e ligjit, ose pranohen nga gjykatat. Për më tepër, shpesh promovohen edhe si përpjekje në funksion të përmirësimit të demokracisë, që e bëjnë sistemin gjyqësor më efecient, luftojnë korrupsionin dhe ndihmojnë në transparencën e procesit elektoral. Gazetat vazhdojnë të botohen, por janë në pronësi të njerëzve të lidhur me pushtetin. Qytetarët vazhdojnë të kritikojnë qeverinë, por shpesh e gjejnë veten në vështirësi, përballen me taksa të larta, me kosto të papërballueshme jetese, me vështirësi ekonomike e ekzistenciale.
Në Shqipëri, vetëm në shekullin e fundit dhe, veçanërisht, në 32 vitet e tranzicionit tonë do të gjejmë një larmi të madhe në metodat e përmbysjes së demokracisë. U ndërtua një sistem klientelist dhe korruptiv, që ndikonte drejtpërdrejt ose edhe në mënyrë informale në vendimmarrje, duke investuar në mungesën e reagimit qytetar dhe instalimin e kulturës së përshtatjes me regjimet.
Imazhi i mijëra shqiptarëve që kërkonin demokraci dhe liri në rrugë në Dhjetor ‘90 mund të jetë ende në kujtesën e brezit tim, por nuk ishte e vetmja rrugë, e cila do të shmangte autokracinë.
Nisi si frymë, si aspiratë e lëvizje për liri, u krijua nga idealistë e romantikë, u përdor e u manipulua nga spekullatorë politikë, për të krijuar një autokraci, që zhduku vlerat për hir të imunitetit politik të 2-3 familjeve.
Qeveritë pluraliste të mëvonshme ishin qeveri kryetarësh, pa identitet, shpesh herë, krejtësisht të korruptuara e abuzive, të cilat vërtetuan atë që shqiptarët ishin të papërgatitur ende për lirinë, sistemin e drejtësisë dhe ndërtimin e një shteti normal, një jetese normale për qytetarët, të një të ardhmeje normale po për shqiptarët.
Duket, për fat të keq, se çdo brez politikanësh në Shqipëri, ka disa ide për qeverisjen, të cilat, duan apo nuk duan, kanë si qëllim, minimin e demokracisë.
Synimi për pushtet absolut vazhdimisht krijon shtigje të reja drejt autoritarizmit. Në vendin tonë, kriminalizimi i parlamentit, skandali i incereratorëve, vjedhjeve galopante, blerjes së zgjedhjeve, tjetërsimit të vullnetit të popullit, shantazhimit të mediave, investimit në asgjesimin e opozitës, korrupsionit në nivele shumë të larta të shtetit, mosmbajtja e përgjegjësive politike e ligjore, dëshmon se jemi në një rrugë të avancuar të instalimit të shtetit autokratik.
Nëse Drejtësia e Re, politika progresiste dhe ndërkombëtarët do të kenë rol frenues në këtë regres të Shqipërisë, kjo, ngelet për t’u parë.
Gjithsesi, këtu ku jemi, është e sigurt se “rasti shqiptar”, nëse do të analizohet nga Levitsky dhe Zimblatt do të jetë ushqim për të pasuruar librin e tyre në të ardhmen.
Vendosja e sekuestros konservative mbi projektin e incener...
E para e punës,* SPAK nuk ka sekuestruar inceneratorin, se...
Ka mbi njëzet vjet që mjekët shqiptarë e kanë kthyer Gjerm...
Sekuestrimi i Inceneratorit të Tiranës nga Gjykata e Posaç...
Shumëkush nga ata që e ndoqën shakanë e zgjedhjes së Lulzi...
U deshën vetëm pak muaj që nga heqja e kufizimeve antipemi...
Çfarë ka ngelur nga PD që themeluam me idealizëm, ëndrra e...
Turizmi qeveritar dy ditor i Bënçës u mbyll me moton: Gji...
Tema e stisur ngjan shumë serioze: zgjedhje e kryetarit të...
Uzurpimi i logos së PD-së nga Lulzim Basha dhe krijimi i d...
Rasti i grabitjes së fitores së pretenduar këmbëngulshëm, ...
Mbas 18 vjet karriere të dështuar politike, Luli po na ...
Muaji korrik është muaj i pagëzimit të shteteve shqiptare....
Arrestimet e sotme të eksponentëve të policisë, prokur...
Nuk di fare në njihen apo jo dy personat që kam vënë në ti...
Edepsezer, jeziter, zullumqare! Damlla ma bëtë veren që d...
Një mik më pyeti nëse jemi bërë shumë cinikë në Shqipëri. ...
Ka pak kohë që shoh një tentativë të kotë për një bashkim ...
Nëse një parti dëshiron të quhet parti, sidomos parti që p...
287 Vendime të Gjykatës së Strasburgut (GJEDNJ) dhe të pak...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...