PD, rest in peace
Uzurpimi i logos së PD-së nga Lulzim Basha dhe krijimi i d...

Tema e stisur ngjan shumë serioze: zgjedhje e kryetarit të PD-së. Ndërsa gjithçka tjetër është tërësisht komike: shtrati logjik e politik, arsyeja, qëllimi, rruga e ndjekur, procedura e realizuar, produkti final etj, etj.
Njësoj si tek komeditë dramatike të famshme. Komedia dramatike është një zhanër i filmave dhe serialeve e cila kombinon elemente të komedisë me tema serioze dhe emocionale.
Dhe e marrë së bashku kjo e sotmja transmeton atë humorin e hidhur që ka kohë që na është ngjitur dhe që ne e përdorim si mënyrën tonë refuzuese, me shpresën se diku shkëndijat e arsyes do fillojnë të duken.
Zbrazëtia që prodhon ky humor ka peshë.
Një peshë mali nga i cili çdo demokrat do të çlirohet një orë e më parë, por mali nuk lëviz as bëzan.
Autorët e zbrazëtisë vetë ecin ashtu qorrazi në zbrazëti, me një krenari boshe drejt një absurditeti pa fund dhe pa njerëz, me një qëllim krejtësisht banal. Rituali ngjason me ecjen e ngrefosur të një kostumi laraman mbuluar me sloganet e qëndisura mbi, pa njeriun brenda.
Qesharake dhe e habitshme se si mundet që njeriu mund të pranojë të poshtërohet me të qeshura publikisht që vetëm e vetëm të ketë nesër një titull, një epitet politik, një ofiq, një spaletë a ku di unë çfarë i fantazon mendja.
E tmerrshme se si mund të merren e përvetësohen vullnetet e lira të mijëra qytetarëve të cilët që nga 90 investuan punë, djersë, mund dhe gjak për të ndërtuar një familje unitare e parimore, te mbështetur në vlera e virtyte.
Humori nuk përmbahet sot, por dhe drama është në proporcion të drejtë me humorin.
Ja që dhe humori vret.
Dhe vrasja është kaq e madhe sa përçan, ndan, tret, përçart njerëz, idealistë, kontributorë, sakrifikues e demokratë.
E trishtë të shohësh të shpaloset para teje kaq shumë varfëri përgjegjësie e ndjesie historike e politike ndaj atyre që janë vërtetë baza e shpirti i PD, ndaj demokratëve të thjeshtë që duke parë shfaqen e sotme shemben në tokë nga dhimbjet që prodhon e qeshura e imponuar nga shformimi i logjikës dhe i normales.
Si në atë lojën e dikurshme të fëmijërisë gjatë të cilës vendosnim pasqyrën shformuese përballë dhe qeshnim me deformimin e tipareve tona.
Dramatike të prekësh kaq realisht, sikur të ishte send, fallsitetin e shndërruar në kauzë e të ndjesh neverinë që prodhon shqisa e mendja. Humoristike të shohësh si në filma vizatimorë, pompozitetin e agravuar të personazheve që e ndërtojnë ekzistencën e tyre dhe të bëjnë të qeshësh, mbi teknikën e thjeshtë të kontrastit.
Shumë i shëmtuar për të qeshur por dhe shumë qesharak në shëmtinë e tij ky 29 Korrik!
Uzurpimi i logos së PD-së nga Lulzim Basha dhe krijimi i d...
Rasti i grabitjes së fitores së pretenduar këmbëngulshëm, ...
Mbas 18 vjet karriere të dështuar politike, Luli po na ...
Muaji korrik është muaj i pagëzimit të shteteve shqiptare....
Arrestimet e sotme të eksponentëve të policisë, prokur...
Nuk di fare në njihen apo jo dy personat që kam vënë në ti...
Edepsezer, jeziter, zullumqare! Damlla ma bëtë veren që d...
Një mik më pyeti nëse jemi bërë shumë cinikë në Shqipëri. ...
Ka pak kohë që shoh një tentativë të kotë për një bashkim ...
Nëse një parti dëshiron të quhet parti, sidomos parti që p...
287 Vendime të Gjykatës së Strasburgut (GJEDNJ) dhe të pak...
Nëse kryeqytetasit duan të të orientojnë në qytetin e ...
1-O Zot i plotfuqishëm, bëje që nga fondet e IPARD II, asn...
Si do të jetë Shqipëria pas pesë vitesh? Për shumicën, nd...
Nën hijen e një palme të përzhitur nga dielli i fortë i ko...
Ankohen se nuk ka drita- kur nga ora 5:30 deri në 20:3...
Po vrisja mendjen sot. Në Shqipëri kemi lloj-lloj monumen...
Një postim i imi në kohën kur të gjithë nxituan të “tregon...
Po ju tregoj rutinën e një dite të vertetë vere. Gioe...
Ola Xama është një nga gazetaret më kurajoze që njoh. ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...