Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...

Po ju tregoj rutinën e një dite të vertetë vere.
Gioele e Valerio, dy djemtë e mi që i kanë kaluar të 20- tat, u zgjuan më herët se ç'është rutina e një të diele, kur flejnë deri vonë.
Të dy si në këtë foto kur ishin të vegjël e simpatizonin Gjermaninë (në atë kampionat botëror të atyre ditëve), po kalojnë këtë dielë në plazh, me paratë që fituan pas një jave pune të qetë, me makinën e tyre e me miqtë e tyre.
Më dhanë një puthje e më thanë; "mamma se ti va vieni anche te e papa. Siamo al solito posto".
Kanë lindur e janë rritur në Romë, por janë aq të lirë e të vërtetë sa dhe kur një ekip luan më mirë se skuadra e zemrës, nuk gënjejnë e as mashtrojnë për t’i bërë qejfin egos së tyre. Siç i sheh në këtë foto; Tifoza të Italisë e Shqipërisë, por bluzën e skuadrës më të mirë të botërorit insistuan t'ua blenim.

E bëra këtë metaforë krahasuese për të të thënë se nuk është e vështirë të rrëfesh të vërteta kur je njeri i lirë, por kur e vërteta deformohet nga profesionistë ka një problem e quhet mashtrim.
E kur përdoren mjete deontologjike të zanatit për këtë qëllim, problemi bëhet serioz.
Djemtë e mi nuk po pushojnë buzë Shalës as buzë Erzenit, janë në një plazh të lirë në breg të Tirrenit, ku shegzlloni kushton 5 euro, një panine 4 euro, një akullore 2 euro e një birrë e madhe 3 euro.
Nuk di sa kushton buzë Jonit e Adriatikut, por fotot e postimet e miqve më çojnë të dyshoj se të paktën 3 fish më shumë.
Ajo që ti e quan skllavëri moderne, djemtë e mi e quajnë demokraci zgjedhjeje.
Zgjedhje, fjalë e vështirë për t u kuptuar në vendin nga ti shkruan.
Zgjedhje për të fituar me meritokraci vendin e punës.
Zgjedhje për të ndërtuar qoftë dhe një ditë pushimi me punën e tyre.
Zgjedhje të plotësosh dëshirat e tua.
Zgjedhje për t'u formuar, për t'u përmirësuar, për t'u vlerësuar e realizuar pasione e qëllime.
Zgjedhje për të thënë të vërteta pa frikën se futesh në listën e zezë të punëdhënësit, të profesorit të Universitetit, politikës, diplomacisë, o të një rrethi rekomandues që se kanë njohur kurrë.
Si sot e kur ishin fëmijë, Gioele e Valerio nuk kanë mbetur verës të ngujuar se të njëjtën demokraci zgjedhje e jo skllavëri moderme jetojmë në këtë vend ne prindërit e tyre.
Nuk janë buzë Shalës se largësia gjeografike i limiton, por hall është se buzë këtij lumi, nuk gjej shumë fëmijë shqiptarë aty në vendin nga ku shkruan, mjaft janë të ngujuar në kullat e gjakmarrjes, të tjerë të braktisur rrugëve në lagjet e Tiranës, në fshatra e zona shqiptare ku prindërit kanë veç një zgjedhje, mbijetesën, fëmijë të tjetë janë rrugës në gomone me prindër shqiptarë që kanë veç një zgjedhje, jetën o vdekjen.
Shala o Erzeni që e dua kaq shumë janë mrekullia e natyrës shqiptare e fatkeqësia është se gënjeshtra e mashtrimi ka qelb vendin e limituar zgjedhjen.
Jo të vërteta thënë nga profesionistë janë puçrra qelbi më shumë.
Gioele e Valerio të tjerë shqiptarë në Gjermani, Greqi o Itali, sot këtë të dielë nuk janë buzë Shalës, por janë në mes të së vërtetës, ulur këmbëkryq mbi kolltukun e shtëpisë, mbi shezgllon o në një vend pune.
Në vendin e gënjeshtrave nga ku shkruajnë rudat e xhungat, e vërteta konsiderohet sëmundje e i vihet emri "skllavëri", "ngujim".
E në vendet e së vërtetës, meritokracisë, zgjedhjes e lirisë, gënjeshtarët quhet injorantë.
Ola Xama është një nga gazetaret më kurajoze që njoh. ...
Fanar ndriçues jemi Shoqja Rudinë. Shoqja Rudinë e dëgjov...
Sa herë që Enver Hoxha donte të forconte pushtetin e tij, ...
Dritat e një jahti që llamburinin bregdetit të Sarandës, t...
Shumë shkruhet e flitet për ridimensionimin, rifunksio...
IN MEMORIAM Nuk mund të niste më hidhur një ditë imja, se...
Sot kafeja ishte më e hidhur se zakonisht. Mungonte në ka...
Siç është gjerësisht e njohur, sot dhe nesër (11-12 korrik...
Një bari jetonte në një kasolle pranë një pylli dhe nj...
Ishte njëherë e një kohë një vend i bukur me diell, erë, u...
Sot po pija kafenë e mëngjesit me një shok, rreth 15 v...
Pyetjes se ku është ndryshimi mes Albin Kurtit dhe Ram...
Në vendin tonë koha e politikës ka mbaruar! Nuk ndodh...
Ka kohë që nëpër rrjetet sociale qarkullon një meme. Diku...
Ngjarja e Fushë-Krujës është spektakolare sepse nis me pub...
Në trajektoren e një shumice qeverisëse shkarkimi i një mini...
Përpiqesh të parkosh në lagje. Aty ku ke shtëpinë dhe ...
Të nderuar bashkëqytetarë, Ne, deputetët e grupit parlame...
Të shqetësuar për rritjen e tensioneve mes Shqipërisë ...
13 marrëveshje esenciale nuk pranoi Rama të firmosë me...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet por tani BE mund të fillojë neg...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...