Për Lulin dhe Lulzimsat!
Mbas 18 vjet karriere të dështuar politike, Luli po na ...

Rasti i grabitjes së fitores së pretenduar këmbëngulshëm, me prova e fakte, nga Lefter Maliqi, ish kandidat për kryetar Bashkie i Kuçovës, përveçse një aferë, që vërteton mosqënien e proçesit të zgjedhjeve mjet për të respektuar dëshirën e lirë të zgjedhësve, është dhe një lakmus që nxjerr në pah një serë pislliqesh të tjera ndotëse jo vetëm të votimeve të 14 majit por të gjithë proçeseve zgjedhore.
Ndër të cilat dhe funksionimin e peshores së drejtësisë, jo sipas parimit të barazisë para ligjit, por sipas oreksit të “Maliqit”. Jo Lefter Maliqit, të shpallur humbës me fitore të manipuluar të rivalit politik Kreshnik Hajdari.
Lefteri është viktima e prodhuar nga mosqënia në efiçensën që kërkon ligji e “drejtësisë zgjedhore”, kësaj strukture juridike që ka si objekiv shqyrtimin, hetimin e vendimarrjen me paanshmëri të pretendimeve të palëve të dëmtuara nga vjedhja, grabitja e votave dhe rezultati i manipuluar, që ka nxjerrë fitues të rremë.
KQZ-ja, KAS, Kolegji Zgjedhor, apo dhe struktura e SPAK e dedikuar për hetimin e krimeve elektorale, janë dyzina e mjaftueshme për të administruar e korrigjuar në kohë fajet e gabimet ndërpalëshe, si dhe për të ndëshkuar ashpërsisht gjithë aktorët që kanë kontribuar në manipulimin e fitores.
Hetimi, gjykimi e vendimarrja e paanëshme, pa diktat e prapaskenë oligarkiko-financiaro-politike është standarti që prej dekadash kërkohet të jetë prezent në praktikën zgjedhore por që ende nuk po duket.
Përkundrazi, e kundërta e saj, pra dominimi, prevalimi i të drejtës së dalë nga “shuku” me para i oligarkisë financiare, me mbështetje të maxhorancave politike, vijon të jetë, fatkeqësisht ende, normativi që ka sjellë shkatërrimin e proceseve zgjedhore, tjetërsimin e vullnetit të votuesve dhe manipulimin e rezultateve.
Siç përmendëm, sjellja e institucioneve të rivendosjes së drejtësisë së cënuar, me rastin e shpalljes fitues të zgjedheve vendore të 14 majit 2023 të Kreshnik Hajdarit, nëpërmjet një proçesi të pretenduar si “manipulativ”, është rasti më flagrant për të vërtetuar gjithsa tham më sipër.
Lefter Maliqi ka rreth tre muaj që shëtit sa nga një institucion në tjetrin, duke depozituar dosjet me prova e fakte që mbështesin fitoren e manipuluar, nga struktura zgjedhore e rivalit të tij politik, Kreshnik Hajdari. Tre muaj dhe ende nuk duket dritë në fund të tunelit të drejtësisë zgjedhore.
Ndërsa gjatë këtij tre mujori, pothuajse përditë Maliqi mbush dosjen e “Hajdarit të partisë”, siç e etiketon rëndom, me prova e fakte të reja, që e nxjerrin atë dhe fshehës të inkriminimit e dënimit në Greqi, apo fitues të zgjedhjeve, duke shfrytëzuar pushtetin, fitues me vota të blera me financime të Pëllumb Salillarit, “ish faturinos që me mbështetjen e partisë u bë oligark”, siç e pikturon Maliqi, ende drejtësia zgjedhore, por jo vetëm, fle gjumin e vapës. Përse? Kaq të vështirë e paska kjo drejtësi ta rivendos të drejtën ligjore në anën e meritueshme, kur pretendimet janë të mbështetura me prova e fakte të gjalla?
Lefter Maliqi ka depozituar shkresa,video e foto që evidentojnë “ish fatorino-oligarkun e partisë”, Pëllumb Salillari, tek dirigjon shpërndarjen e “shukave” të parave në funksion të blerjes së votave për Hajdarin. Përveç të tjera provave e fakteve të depozituara nga “humbësi” Maliqi, rastin më flagrant të manipulimit të fitores së Kreshnik Hajdarit, e ka bërë publik komisioneri i PS në KQZ zonale të Kuçovës. Ky denoncon me zë dhe figurë se kishin marë urdhër nga kryebashkiaku Kreshnik Hajdari që të zhduknin procesverbalet origjinale të mbylljes së kutive.
Kulmi! Të zhduknin procesverbalet origjinale..! A ka provë e fakt më të pastër për të vërtetuar krimin e rendë elektoral që ka sjellë manipulimin e fitores së “Hajdarit të partisë”?! Edhe sikur kjo e dhenë të ishte e vetmja provë, do të mjaftonte për drejtësinë zgjedhore që jo vetëm t’ja hiqte shiritin e kryebashkiakut Hajdarit, por ta ndëshkonte penalisht. Gjë që nuk ka ndodhur. Edhe pse po mbushen tre muaj nga dita kur Lefter Maliqi ka hyrë në betejën kundërshtuese të “fitores së vjedhur” i armatosur me “topuzin” e drejtësisë, duke patur përballë oligarkinë financiare të armatosur me “shukun” e parave dhe veshjen politike.
“Përveç ankimimit në KQZ-në që nuk i përfilli denoncimet janë bërë 5 seanca ne KAS dhe 5 seanca ne Kolegjin Zgjedhor. Janë bërë gjithashtu 6 kallzime në SPAK dhe 2 ne Prokurorin e Beratit, nga mua, nga banoret e Lumasit dhe nga Partia Demokratike, për shpërdorim detyre, fallsifikim, korrupsion aktiv dhe pasiv, mosdeklarim, pabarazi ne tendera, braktisje detyre, ndërtim pa leje etj, Kemi ngritur padi kundër KZAZ Nr. 64 Kucovë, kundër kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, dhe ish faturinos oligark Pëllumb Salillari.
I akuzojmë për afera korruptive në ujësjellës, në disa rrugë, në tenderin e varrezave, në rrugët e fshatrave Goraj, Tapi, Frashër etj. Do depozitojmë dhe 4 kallzime të tjera për tendera korruptiv dhe ndërtim pa leje për Salillarin, për Kryetarin e Bashkise dhe firmën “Marra”. Njëkohësisht kemi ngritur padi në SPAK për Kreshnikun e “rilindjes”, të cilin e akuzojm për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit dhe fshehjen e dënimit në Janinë.
Për këtë SPAK ka filluar hetimet”, dëshmon Lefter Maliqi, duke sjell hitparadën e betejës së derisotme që ai me grupin e avokatëve ka ndërmarrë ndaj institucioneve të drejtësisë zgjedhore. E drejtësisë tek e cila, megjithë zvarritjen e drisotme buzëplasëse, Lefter Maliqi beson që nuk do të tundohet nga zarfet e oligarkisë së mbrojtur nga politika./ CNA
KUJDES! Shkrimi është ekskluziv i CNA.al dhe gëzon të drejtën e autorësisë, sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Ai mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “CNA.al” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Mbas 18 vjet karriere të dështuar politike, Luli po na ...
Muaji korrik është muaj i pagëzimit të shteteve shqiptare....
Arrestimet e sotme të eksponentëve të policisë, prokur...
Nuk di fare në njihen apo jo dy personat që kam vënë në ti...
Edepsezer, jeziter, zullumqare! Damlla ma bëtë veren që d...
Një mik më pyeti nëse jemi bërë shumë cinikë në Shqipëri. ...
Ka pak kohë që shoh një tentativë të kotë për një bashkim ...
Nëse një parti dëshiron të quhet parti, sidomos parti që p...
287 Vendime të Gjykatës së Strasburgut (GJEDNJ) dhe të pak...
Nëse kryeqytetasit duan të të orientojnë në qytetin e ...
1-O Zot i plotfuqishëm, bëje që nga fondet e IPARD II, asn...
Si do të jetë Shqipëria pas pesë vitesh? Për shumicën, nd...
Nën hijen e një palme të përzhitur nga dielli i fortë i ko...
Ankohen se nuk ka drita- kur nga ora 5:30 deri në 20:3...
Po vrisja mendjen sot. Në Shqipëri kemi lloj-lloj monumen...
Një postim i imi në kohën kur të gjithë nxituan të “tregon...
Po ju tregoj rutinën e një dite të vertetë vere. Gioe...
Ola Xama është një nga gazetaret më kurajoze që njoh. ...
Fanar ndriçues jemi Shoqja Rudinë. Shoqja Rudinë e dëgjov...
Sa herë që Enver Hoxha donte të forconte pushtetin e tij, ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...