Fjalimi i Babos në Asamble!
Edepsezer, jeziter, zullumqare! Damlla ma bëtë veren që d...

Nuk di fare në njihen apo jo dy personat që kam vënë në titull. Di që Armiri është gazetar dhe nga ata me 5 yje dhe zonja Mira, Zv.ministre e Shëndetësisë, e bërë njësh me familjet shqiptare në vitin famëkeq të pandemisë.
Nuk i bëra rastësisht bashkë; nga një lajm i sotëm që sipas një vendimi të qeverisë, zonjës i është akorduar nga taksat e shqiptarëve një shumë e majme, 30 mijë euro për kurimin e saj.
Në fakt më tronditi sa e mësova, se Buxheti i shtetit po bëhet si arka familjare e Ramës, thes për qoka pa fund.
Në rrjetet sociale ka plasur një protestë e arsyeshme. Se Zv/ministrja, ashtu si mijëra e mijëra familje që marrin kredi për mjekim, mund të kishte aplikuar para një banke. Do t’ia miratonin në çast e pa kolateral. Për dinjitet dhe për të ruajtur postin e saj nga përbaltja, asaj rruge t’i drejtohej.
Po ç’hyn Armir Shkurti në këtë ndodhi?!
Hyn, se ai para ca ditësh ka botuar një shkrim për të sëmurët me kancer. Për të sëmurët shqiptarë që kurohen në Tiranë, që paguajnë taksa dhe që nga ato taksa të këtyre me metastaza në trup mori Zv/ministrja e iku me avion të kurohej jashtë. Jashtë, se brenda ne e kemi falas shëndetësinë.
E ky Armir ustai i fjalës së lirë, na e solli si në një film me kamp përqendrimi, trajtimin e të sëmurëve me kancer te Spitali Onkologjik, që rrinin me orë jashtë mes zhegut nga që spitali nuk i qaste as në ndonjë sallë pritje, që prisnin radhë e nuk ndjeheshin fare, që infermieret e rojet e institucionit u bërtisnin sikur ata të qenë armiq, që askush nuk tregonte pikë njerëzillëku me ta.
Nuk mjaftonte kanceri, por duhej dhe trajtimi kanceroz i shtetit mbi ta. Kështu shkruante Armiri dhe kështu ka vite e vite që shkruhet.
Ndërkohë ato para që njerëzit i dorëzojnë për shëndetësinë shqiptare, i merr Rama dhe i ndan ndër miq e shokë si ai i dehuri që qeras me dopio kë i sheh syri në pijetore.
Ka dhjetëra deputetë, ministra, ofiqarë që ia shalojnë avionëve, kurohen jashtë e kthehen faqekuq nga shëndeti i riparuar.
Buxheti ndërkohë bëhet faqe meit, se boshatiset për qoka.
Propaganda e lodhur shqiptare trumbeton “Shëndetësi falas”!!! Ta shpifin mediat lëpirëse. Falas, po p.sh. për Zv.ministren apo kolegët e saj, se populli zë radhë nëpër banka që të marrë kredi qoftë dhe për një apandesit.
Zoti Rama, bëje me lekë shëndetësinë, se kështu falas siç e trumbeton, na griu! Nuk e përballojmë dot, byrazer!
E mos fut duart te Fondi i Sigurimit Shëndetësor! Ai është buxhet nga kontributi i njerëzve të thjeshtë e të varfër, që e duan t’u gjendet për ditë të zeza, t’u gjendet për sëmundje e halle.
Edepsezer, jeziter, zullumqare! Damlla ma bëtë veren që d...
Një mik më pyeti nëse jemi bërë shumë cinikë në Shqipëri. ...
Ka pak kohë që shoh një tentativë të kotë për një bashkim ...
Nëse një parti dëshiron të quhet parti, sidomos parti që p...
287 Vendime të Gjykatës së Strasburgut (GJEDNJ) dhe të pak...
Nëse kryeqytetasit duan të të orientojnë në qytetin e ...
1-O Zot i plotfuqishëm, bëje që nga fondet e IPARD II, asn...
Si do të jetë Shqipëria pas pesë vitesh? Për shumicën, nd...
Nën hijen e një palme të përzhitur nga dielli i fortë i ko...
Ankohen se nuk ka drita- kur nga ora 5:30 deri në 20:3...
Po vrisja mendjen sot. Në Shqipëri kemi lloj-lloj monumen...
Një postim i imi në kohën kur të gjithë nxituan të “tregon...
Po ju tregoj rutinën e një dite të vertetë vere. Gioe...
Ola Xama është një nga gazetaret më kurajoze që njoh. ...
Fanar ndriçues jemi Shoqja Rudinë. Shoqja Rudinë e dëgjov...
Sa herë që Enver Hoxha donte të forconte pushtetin e tij, ...
Dritat e një jahti që llamburinin bregdetit të Sarandës, t...
Shumë shkruhet e flitet për ridimensionimin, rifunksio...
IN MEMORIAM Nuk mund të niste më hidhur një ditë imja, se...
Sot kafeja ishte më e hidhur se zakonisht. Mungonte në ka...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...