
Një mik më pyeti nëse jemi bërë shumë cinikë në Shqipëri. Po, jemi bërë dhe kjo na ka lënë pas për vite e vite të tëra, aq sa sot mendoj se e kemi të vështirë të bëhemi e të marrim veten.
Falimentuam në të kaluarën, por edhe aktualisht jemi të falimentuar si shtet, shoqëri, komb e politikë, sepse Shqipëria u tradhtua nga lidershipet e saj politike, nga një klasë politike e varur nga grabitja, rehatllëku dhe indiferenca ndaj institucioneve dhe meritokracisë. Dhe nga toleranca jonë ndaj sjelljeve e qëndrimeve që nuk justifikohen me asnjë alibi dhe që nuk duhet as të kenë justifikimin më minimal.
Dikush e ka quajtur si një lloj modeli të ri ndërgjegjeje: d.m.th. dëgjon e shikon aq shumë sa nuk të bën më asgjë përshtypje.
A na zgjoi nga letargjia falimentimi ynë ekonomik, social, politik?
E vërteta është se edhe sot shumë pak gjëra janë shokuese për shoqërinë shqiptare. As grabitjet qindra miliona euro. As skandalet e zyrtarëve më të lartë të shtetit; as videot skandaloze të zyrtarëve të lartë. As “arratisjet” e bujshme të numrit 2 të qeverisë. As mafia që bën çfarë i do qejfi. As gjuha skandaloze kryeministrore. As fakti që Shqipëria nuk ka më opozitë. As grabitja e votës dhe tjetërsimi i vullnetit të lirë të qytetarëve në zgjedhje. As analizat e analistëve që paguhen qindra mijëra euro në muaj nga oligarkët dhe pushteti për të folur për drejtësinë, vuajtjet e popullit dhe për të manipuluar opinionin publik. Asgjë nuk u bën më përshtypje qytetarëve shqiptarë.
Dhe në çdo tryezë dëgjohet refreni: “A nuk bëjnë të gjithë të njëjtën gjë?” apo “Ec aty plako, kështu është Shqipëria!”.
Shqiptarët nuk i trondit më asgjë.
Shoqëria është e lodhur, e rraskapitur pas viteve të krizës dhe, tani, përballë rrezikut të madh të varfërimit të mëtejshëm.
Nuk ka shtylla morale ku të mbështetemi.
Steka morale e politike shqiptare vazhdon të zbresë poshtë e më poshtë duke i tërhequr me vete të gjithë.
Intelektualët e vërtetë po konsumohen nga grindjet e vogla politike dhe personale.
Arsimi ynë është mjeran në të gjitha nivelet. Mjekësia po ashtu. Drejtësia ende fle! Rendi përtokë!
Shpresa që mban në këmbë një shoqëri dhe e shtyn të ecë drejt së ardhmes është vrarë.
Politikanët grijnë sallatë nëpër foltoret e parlamentit, ndërsa më pas të gjithë bashkë pinë kafe dhe tallen me shqiptarët që mahniten nga “grindjet” dhe performanca e tyre politike.
Politika është bërë një sallë e madhe parapolitike, me thashetheme e thashetheme pa fund; me ide konspirative, që as fëmijët e çerdheve nuk bindin më: “Më tha ai mua...”, “Më pat thënë ajo mua...”, “Do të më thonë ata mua...”
Rrallëherë dëgjon fjalime, ide e alternativa që të tërheqin vëmendjen me tezat e antitezat, argumentet e kundërargumentet, me gjuhën e qartë e të kulturuar e jo atë të drunjtë, të urrejtshme e refraktare.
Politikanët e të gjitha partive gdhihen grekë, drekojnë italianë e ngrysen turq, të përthithur nga biznesi dhe milionat që fitojnë në ditë.
Fatkeqësisht në Shqipëri, ka njerëz në poste kyç, që nuk mund t'i përfaqësojnë me dinjitet dhe seriozitet institucionet. Ata duket se kujdesen më shumë për një foto sesa për produktin, të cilin duhet të nxjerrin e për të cilin janë votuar.
Dhe, duke parë të gjitha këto, njerëzit fillojnë të mendojnë shumë shkurt dhe shumë thjesht. Mendojnë me cinizëm. Dhe po ashtu veprojnë. Shkojnë me atë dhe pas atij që bën diferencën. Shkojnë me aparencën dhe jo me thelbin. Dhe kështu shqiptari i heq vizën ideve e vizionit politik dhe zgjedh interesin e ngushtë personal. Shet votën tek pushteti për lekë apo një vend pune, shet votën për ndonjë favor tjetër, etj, etj...
Dhe shqiptarët votojnë duke parë vetëm interesin e tyre, për t’u revoltuar pastaj me ata që kanë zgjedhur pasi ata që votuan shohin interesiin e tyre.
E dija që miku im nuk po pyeste, kështu, në përgjithësi, por më drejtohej edhe mua.
Mendova se e kisha shmangur grackën e cinizmit, megjithëse vazhdoj të kem një besim të thellë se ky vend NUK mund të bëhet.
Dhe pse, në një mjedis toksik dhe të vështirë, mendova se nuk e lashë cinizmin përreth të prishte një busull bazë, që çdokush mban brenda për të vështirën.
Sidoqoftë, vjen një moment dhe na duken rutinë ato gjëra që nuk duhet të jenë. Sepse të gjithë, ose kemi rënë në grackën e cinizmit, ose në kurthin e depresionit të “kështu ka qenë gjithmonë”.
Ose sepse besojmë se nuk ka alternativë apo rrugë tjetër.
Ka pak kohë që shoh një tentativë të kotë për një bashkim ...
Nëse një parti dëshiron të quhet parti, sidomos parti që p...
287 Vendime të Gjykatës së Strasburgut (GJEDNJ) dhe të pak...
Nëse kryeqytetasit duan të të orientojnë në qytetin e ...
1-O Zot i plotfuqishëm, bëje që nga fondet e IPARD II, asn...
Si do të jetë Shqipëria pas pesë vitesh? Për shumicën, nd...
Nën hijen e një palme të përzhitur nga dielli i fortë i ko...
Ankohen se nuk ka drita- kur nga ora 5:30 deri në 20:3...
Po vrisja mendjen sot. Në Shqipëri kemi lloj-lloj monumen...
Një postim i imi në kohën kur të gjithë nxituan të “tregon...
Po ju tregoj rutinën e një dite të vertetë vere. Gioe...
Ola Xama është një nga gazetaret më kurajoze që njoh. ...
Fanar ndriçues jemi Shoqja Rudinë. Shoqja Rudinë e dëgjov...
Sa herë që Enver Hoxha donte të forconte pushtetin e tij, ...
Dritat e një jahti që llamburinin bregdetit të Sarandës, t...
Shumë shkruhet e flitet për ridimensionimin, rifunksio...
IN MEMORIAM Nuk mund të niste më hidhur një ditë imja, se...
Sot kafeja ishte më e hidhur se zakonisht. Mungonte në ka...
Siç është gjerësisht e njohur, sot dhe nesër (11-12 korrik...
Një bari jetonte në një kasolle pranë një pylli dhe nj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...