Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...

U deshën vetëm pak muaj që nga heqja e kufizimeve antipemidemike, por edhe vizave për shtetasit shqiptarë, që Kina të shndërrohej për herë të parë në këto dekadat e fundit, si partnerja e dytë tregtare e Shqipërisë. Nëse gjatë vitit 2002 Kina nuk figuronte as në katërshen e parë, ku renditeshin Italia (29%), Turqia (8,4%), Greqia (6,9%) dhe Gjermania (6,3%), në 6-mujorin e parë këtij viti, Kina ka pësuar një rritje spektakolare, duke u ngjitur në vendin e dytë. Sipas raportit të fundit të INSTAT, Italia vazhdon të mbajë vendin e parë edhe gjatë 2023-it, me 37 për qind të totalit, ndërsa Greqia që deri më tani kishte qenë e dyta, është zhvendosur dy vende më poshtë, duke ia lënë vendin e dytë dhe të tretë pikërisht Kinës dhe Turqisë. Ekonomia e dytë më e madhe e botës tashmë ka 9,0 % të totalit të shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë, ndërsa Turqia 7,2%.
Në fakt, ekspertë të ndryshëm të marrëdhënieve tregtare e kishin parashikuar një rritje të lehtë të shkëmbimeve mes Kinës dhe Shqipërisë. Sidomos pas heqjes së vizave, në 18 marsin e këtij viti. Por raportet e fundit të INSTAT-it kanë thyer të gjitha parashikimet. Vetëm për muajin qershor, Kina është mes dy vendeve të para ku eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, me 10,1%. Ndërsa sa i përket vendeve me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe në krahasim me qershorin e 2022-it, Kina qëndron me diferencë në vendin e parë, plot 50,6%. Vetëm në 6 muajt e parë të 2023-it importet nga Kina janë rritur pothuajse 40%. Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, tregtia e jashtme e mallrave me Kinën nga 33.495 milionë lekë për periudhën janar – qershor 2022 u rrit në 46.784 për 2023-in. Ndërkohë që gjatë 2022-it, vëllimi i tregtisë ndërmjet dy vendeve arriti në 770 milionë dollarë, me një rritje prej 17.6 % në krahasim me vitin 2021. Edhe në vitin paraardhës ky vëllim ishte rritur me 26 për qind, ndonëse gjatë 2020-ës vlen të përmendet se importet e Kinës nga Shqipëria u rritën me 102.6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Duket se heqja e vizave, përveç kufizimeve antiepidemike, i ka dhënë një tjetër impuls marrëdhënieve tregtare dypalëshe. Vetëm pak ditë pas heqjes së vizave, në fillim të muajit prill të parët që mbërritën në Kinë ishin nga biznesi i pajisjeve hidrosanitare, për të marrë pjesë në Panairin e Kantonit. “Nuk na besohej që po vinim në Kinë, pa kaluar më parë procedurat burokratike të marrjes së vizave.” – tregon Artur Mjolli, i cili rikthehej në Guangzhou të provincës Guangdong të Kinës Jugore pas tre vitesh mungese. Mjolli që këtë herë vinte në Kinë së bashku me vëllain e tij, Gazmendin dhe nipin e tyre, Luis, thotë se “ishte me fat që mori pjesë në panairin më të madh tregtar të organizuar ndonjëherë në botë, pas rifillimit të plotë të pavijoneve me prani fizike, që nga koha e shpërthimit të COVID-19”. Ndërkohë edhe Jovan Vruho dhe Pirro Puka, të cilët sapo janë kthyer në Shqipëri pas vizitës së tyre në Kinë, i krahasojnë tre vitet e pandemisë, me 3 dekada. “Unë kam ardhur pothuajse 30 herë në Kinë, por pas periudhës së vështirë të pandemisë, nuk mendonim se do vinte një ditë që do ktheheshim sërish në Kinë, madje edhe pa viza.” - tregon Jovan Vruho, i cili së bashku me ortakun e tij, janë ndër tregtarët më të mëdhenj të ndriçuesve në Shqipëri. “Këtë herë Guzheni (baza më e madhe e prodhimit të ndriçuesve në Kinë dhe një nga katër qendrat më të mëdha të shpërndarjes së ndriçuesve në botë) na u duk më i mirë, më i bukur dhe më i lirë.” – shton Pirro Puka.
Sikurse personazhet e misipërm, në Kinë mund të kenë ardhur edhe plot biznesmenë e tregtarë të tjerë shqiptarë për të marrë pjesë në panairet e shumta dhe firmosur kontrata import-eksporti me homologët e tyre kinezë. Janë pikërisht ata që vetëm brenda 140 ditëve që nga heqja e vizave, e kanë shndërruar Kinën në partnerin e dytë më të madh të shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë. (CRI)
Çfarë ka ngelur nga PD që themeluam me idealizëm, ëndrra e...
Turizmi qeveritar dy ditor i Bënçës u mbyll me moton: Gji...
Tema e stisur ngjan shumë serioze: zgjedhje e kryetarit të...
Uzurpimi i logos së PD-së nga Lulzim Basha dhe krijimi i d...
Rasti i grabitjes së fitores së pretenduar këmbëngulshëm, ...
Mbas 18 vjet karriere të dështuar politike, Luli po na ...
Muaji korrik është muaj i pagëzimit të shteteve shqiptare....
Arrestimet e sotme të eksponentëve të policisë, prokur...
Nuk di fare në njihen apo jo dy personat që kam vënë në ti...
Edepsezer, jeziter, zullumqare! Damlla ma bëtë veren që d...
Një mik më pyeti nëse jemi bërë shumë cinikë në Shqipëri. ...
Ka pak kohë që shoh një tentativë të kotë për një bashkim ...
Nëse një parti dëshiron të quhet parti, sidomos parti që p...
287 Vendime të Gjykatës së Strasburgut (GJEDNJ) dhe të pak...
Nëse kryeqytetasit duan të të orientojnë në qytetin e ...
1-O Zot i plotfuqishëm, bëje që nga fondet e IPARD II, asn...
Si do të jetë Shqipëria pas pesë vitesh? Për shumicën, nd...
Nën hijen e një palme të përzhitur nga dielli i fortë i ko...
Ankohen se nuk ka drita- kur nga ora 5:30 deri në 20:3...
Po vrisja mendjen sot. Në Shqipëri kemi lloj-lloj monumen...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...