E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Sot është 109 vjetori i lindjes së Sterjo Spases (1914-1989).
Sterjo Spasse është një nga autorët më në zë në letrat shqipe pas viteve ‘30, me kontribute të spikatura. Romani “Pse?”, i shkruar prej tij në vitin 1935, mbahet si romani i parë filozofik i shkruar në Shqipëri. Roman filozofik i shkruar në gjuhën shqipe.
Duke u larguar nga tematika e zakonshme romanore e kohës për të shenjuar dhe një tipologji të re të rrëfimit në historinë e prozës, të romanit shqip, duke e shpënë llojin letrar drejt modernizmit, Spasse mbetet një prozator emblematik i atyre viteve. Edhe për sot.
Por njëherësh ai është dhe tipi i autorëve, i shkrimtarëve të viteve 1930, që me ndërtimet politike iu përshtatën kërkesave estetike të realizmit socialist, u konformuan politikisht me klimën letrare të pas vitit 1944, shkruan, por pa e humbur cilësinë dhe forcën e artit të prozës.
Në kujtimet e Ismail Kadaresë ai është shkrimtari tipik dekadent i viteve '30. Kadareja 22 vjeç, Spasseja 44 vjeç. Për cilindo të këtij hendeku moshor, kolegun në dyfishin e moshës tënde, e quan plak.. Por kur janë aty në Moskë nga Shqipëria u vjen telegrami se "plakut" Sterio në Tiranë i ka lindur një vajzë. Ah ah... më 1958.
Më tej.
Një shkrimtare, studente e Institutit Gorki, një bukuroshe nga Ukraina me emrin Vera, ka rënë në dashuri me Sterjo shqiptarin e Institutit.. Me Plakun. Me burrin 44 vjeç. Burrë i veshur me të zeza, kostum i modës së vjetër, i zi, dopjapetë, Një korb i vonuar, i trishtuar, arratisur që larg, që nga vitet '30.
Kadareja, çunak 22 vjeç, i ulërin Sterios: ç' bëhet kështu me ty, more plak? Në Tiranë të ka lindur vajzë, në Moskë na ke dashnore? Më vonë, shumë më vonë do ta kuptonte se një 44-vjeçar nuk është dhe aq plak. Siç e thotë Kadareja vetë. Në kujtimet e tij tani.
Spassja me kryeromanin e tij "Pse?" dhe proza të tjera të kohës, përfaqësonte tek ne llojin e shkrimtarëve të brezit të humbur, ata shkrimtarë që në librat e tyre jepnin personazhe pa rrugëdalje, karaktere që vdesin a vetëvriten që në rini, romane ku përshkruhen gjendje me psikologji të rënduar e me frymë pesimiste... Ndaj dhe këta shkrimtarë në botë u quajtën dekadentë.
Ky "dekadent" shqiptar ishte një kuriozitet ekzotik midis kolegëve të tij komunistë në Institutin e Shkrimtarëve Maksim Gorki, në Moskën e viteve 1958 - '61 . Midis shkrimtarësh në moshë më të re sesa ai. Midis komunistësh me tesër partie. Aty po mësonte si të linte pesimizmin filozofik ala shopenhauer, për t'u bërë politikisht, estetikisht optimist, optimist revolucionar dhe predikues marksist...
Shumë nga shkrimtarët e institutit Gorki, dhe shkrimtaret femra, thotë Kadareja, habiteshin që kishin dhe një dekadent mes tyre, S. Spassen. Disa prej tyre në heshtje, nga larg e adhuronin dekadentin .. pesimistin tonë Spasse.
Më pas, në pejsazhin kulturor të Tiranës së kohës komuniste, Spasseja do të mbahet mend si njeri shumë miqësor. Shtëpia e tij te Rruga e Kavajës, aty pas Kishës Katolike, ishte vendi ku gjeje shkrimtarë nga të gjitha moshat, nga gjithë drejtimet dhe brezat. Mikpritja, stili i thjeshtë pa distancë i Spasseve afronte dhe shkrimtarë si Mitrush Kuteli, Mustafa Greblleshi, Nonda Bulkën e Petro Marko,, gjuhëtar si prof. Mahir Domi... që vinin nga vitet '30. Me nje kafe, raki a një gotë verë Prespe gjeje aty Fatmir Gjatën, Llazar Siliqin, Nasho Jorgaqin, Dhimitër Xhuvanin, I. Kadarenë, prof. Ziaudin Kodrën, por dhe të tjerë të moshës së fëmijve të tij.
Me korpusin e romaneve të tij të fundmë, romane me temë nga historia e Rilindjes shqiptare, Sterio Spasse e përtëriu poetikën e prozës së tij, duke mbetur një prozator me kreativitet të spikatur.
Një shkrimtar dhe... njeri ky Spassja .
Shënim/ Në Tiranën e viteve '50-'60 ai mbahej si një shkrimtar i mbijetuar i dy kohëve. Autoriteti i tij dhe më tej rritej. Mbase nga mbijetesa dhe në ato kohë e një shkrimtari me emër që vinte nga regjimi i "kaluar". Shkrimtarët e tjerë në zë të "regjimit të kaluar, ata të kohës së Zohut, të mbretërisë", ishin në arrati, të rrasur në burg, në miniera a në këneta.
Sterjua prapë mbetej mësues, shkrimtar. E adhuronin dhe pa e lexuar. Ndonjërit që i hidhëruar mundohej të gjente "Pse-në" e enigmave të jetës, atij që pyeste i tronditur ""pse e pse mua më ndodhi kështu e ashtu?", tiranasit e kohës ia kthenin me një batutë: Ti kërkon Psenë?
- Pse-në nuk e ka gjetur as Sterio Spassja. Mundohesh kot, nuk mund ta gjesh Psenë.
Fobia ndaj emrit të të pavdekshmit të Adem Demaçit është l...
Meqënëse abuzohet shumë kohët e fundit me këtë fjalë s...
Shumë gjëra nuk më kujtohen, por nga që ishte histori ngje...
Janë skaje të një drejtëze. Krejtësisht të ndryshëm në...
“Mali i Tiranës”, kulla e famshme 56 kate, duhet t’i ketë ...
Bie plotësisht dakord me gjithë reagimin e kryeministrit E...
32 vite pluralizëm dhe tranzicion. Ajo që karakterizoi per...
Nuk kuptoj shumë nga kullat, ndaj edhe nuk i futem far...
MIRËMËNGJES me këtë çarçaf, që në mos paçi durim ta shtrin...
Një ndër rastet e rralla kur Edi Rama shijon artikujt krit...
Prej disa ditësh është ngritur një debat i madh në lidhje ...
Gjergj Luca, sipërmarrësi atipik, zëri i potersh...
Enver Hoxha ishte një provë për ne, por edhe në ...
- Më falni, ky është Dyqani i së vërtetës? - Po! Dyqani i...
Përveç përfitimeve financiare të rrjedhura nga pagat strat...
Ilirjan Blloshmi në një postim në rrjetet sociale ka folur...
Në rrjete sociale lexova “Dekalogun e dembelit!”: 1) Jeto...
Akti i fundit i Prokurorisë së Posaçme për sekuestrimi...
A është demokracia jonë në rrezik?A vdesin demokracitë ash...
Vendosja e sekuestros konservative mbi projektin e incener...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...