
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka dalë pas 9 orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Që prej mëngjesit të sotëm ai hyri në ambientet e SPAK-ut dhe u mor në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pyetje të cilat janë të shtruara nga prokurori Edvin Kondili.
Beqaj po përgjigjet para drejtësisë në lidhje me dosjen e sterilizimit mbi pajisjet mjekësore, si edhe marrëveshjen e kryer gjatë vitit 2015, në kohën kur ishte Ministër Shëndetësie.
CNA.al publikoi sot një video, ku ish-ministri shihej duke hyrë në godinën e SPAK-ut, ndërsa mbante një çantë të zezë.
Beqaj, u paraqit në SPAK i vetëm, ndërsa kujtohet si një nga ish-ministrat që u la në tavolinë nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim.
Ky incident u regjistrua në nëntor të vitit 2021, gjatë një konference të organizuar nga Ministria e Brendshme.
Në momentin që Beqaj mori fjalën, ambasadorja amerikane u largua në mënyrë të beftë nga takimi, duke lënë të habitur edhe Bledi Çuçin që ishte ulur në krah të saj.
Ndërkohë, kujtojmë se SPAK-u ka thelluar hetimet për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore, një prej koncesioneve të shumë akuzuara të sistemit të shëndetësisë.
Pas grumbullimit të dokumenteve dhe shqyrtimit të kontratave dhe vendimeve, prokurorët e SPAK-ut kanë nisur marrjen në pyetje të punonjësve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe anëtarëve të Komisionit të Ofertave./ B.A. - CNA.al
Zv.ndihmës Sekretarja e Shtetit, Lisa Johnson, është t...
Gazetari Roland Qafoku sapo ka nxjerrë në treg librin ...
Eduart Merkaj është larguar nga detyra e kreut të Poli...
Është shtyrë sërish gjyqi ndaj Ervin Salianjit në lidh...
Në Komisionin e Reformës Territoriale vijojnë dëgjesat...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas bllokimit të shërbimev...
Të gjitha shërbimet online në faqet qeveritare vazhdojnë t...
Kryetarja e partisë së inceneratorëve, Monika Kryemadhi, n...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur...
Analisti Mustafa Nano ka bërë së fundi një rrëfim pa “dora...
Është shtyrë sërish gjyqi ndaj Ervin Salianjit në lidh...
Në një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundsc...
Pas sulmit kibernetik mbi sistemet qeveritare, Ministria e...
Një atentat mafioz është regjistruar mesditën e djeshme pr...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur s...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka mbërritur sot ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një r...
Kontinenti europian dhe Ballkani Perëndimor duhet të inves...
Ilir Vrenozi i ka propozuar kreut të PD-së, Sali Berisha, ...
Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, ka reaguar ash...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...