Video-Ilir Beqaj, në SPAK me “çantë të zezë”
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur s...

Një atentat mafioz është regjistruar mesditën e djeshme pranë mbikalimit të Fushë-Krujës.
Tre të rinj janë masakruar nga plumbat dhe më pas janë djegur nga zjarri që ka përfshirë automjetin ku ndodheshin.
Të paktën këto janë të dhënat që vijnë nga policia.
Ndërkohë që kjo e fundit ka dështuar të luftojë krimin, duke mbledhur çdo ditë viktima rrugëve.
Ngjarja e djeshme hodhi dritë në disa aspekte.
Së pari, zbardhi faktin se policia është inekzistente apo në radhët e policisë ka të inkriminuar.
Kjo për arsye se një nga viktimat, Brilant Martinaj, ishte person në kërkim ndërkombëtar.

Në vitin 2020, i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohej për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhuliano Prela.
Por, Martinaj, ndërkohë, lëvizte i lirë në të gjithë vendin.
Nga ana tjetër policia trumbeton çdo idiotësi si akt të rëndë kriminal, duke i dërguar si njoftime për shtyp.
“Kokat hëngshin”, shprehej kryeministri Edi Rama kohë më parë, duke iu referuar vrasjeve mafioze në vend.
Së dyti, policia është për të parandaluar ngjarje të tilla dhe jo për t’i mbuluar, duke bërë kështu që pasojat të jenë më të rënda.
Ashtu siç ndodhi dje.
Pamjet e frikshme që bënë xhiron e mediave, ku tre trupa të rinjsh po digjeshin, dhe policë që vinin vërdallë si të dehur, kanë tmerruar mbarë opinionin publik.

Nëse shënjestra siç raportojnë gazetarët e kronikës ishte Brilant Martinaj dhe nëse ky i fundit do të ishte i arrestuar, pasi ishte në kërkim, ai krim nuk do të kishte ndodhur.
Policia ka mbyllur jo njërin, po të dy sytë, duke i lënë terren të lirë mafias, dhe duke e kthyer vendin në një “Sicili" të viteve 1990.
Atentati mafioz me tri viktima, dje është kryer edhe nga Policia. Fushë-Kruja, Mamurrasi, Laçi, duket se janë jashtë kontrollit të policisë.
Dhe në vend që të vihej shpërblim për informacione apo kokat e autorëve, mund të merreshin masa brenda llojit.
Prangat duheshin tundur për drejtuesit e krimeve në qendër, për ata të zonës, për vartësit e tyre e me radhë. Ata janë autorët e vërtetë, pavarësisht se nuk kanë shkrepur armët./CNA.al
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur s...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka mbërritur sot ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një r...
Kontinenti europian dhe Ballkani Perëndimor duhet të inves...
Ilir Vrenozi i ka propozuar kreut të PD-së, Sali Berisha, ...
Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, ka reaguar ash...
“Sulmi ka qenë i mirorganizuar në shumë drejtime. Mund...
Masakra e ndodhur mesditën e sotme në mbikalimin e Fus...
Gjatë ditës së sotme, efektivë të Forcave të Armatosur...
Ditën e sotme u kap një kontejner i “Bana King” në Por...
Kontejneri i dyshuar se ishte ngarkuar me kokainë, i k...
Kontejneri i dyshuar se ishte ngarkuar me kokainë, ...
Dy vatra zjarri, një në lartësinë e kodrave pranë Kepit të...
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka treguar disa p...
Nesër në orën 14:00, Gjykata e Apelit pritet të zhvill...
Tre mijë euro për të legalizuar pronat. Kjo ishte shuma që...
Ambasada amerikane në Tiranë ka një ftesë për nxënësit e s...
Pas sulmit kibernetik ndaj shërbimeve publike online dhe f...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rendi...
Fundjava është kthyer në ‘makth’ për shoferët që nisen...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...