Dy vatra zjarri në Durrës/ Zjarrfikësit: Kemi situatën nën kontroll
Dy vatra zjarri, një në lartësinë e kodrave pranë Kepit të...

Kontejneri i dyshuar se ishte ngarkuar me kokainë, i kapur sot në Portin e Durrësit, ku u arrestuan 20 persona, është në pronësi të firmës së bananeve “Bana King”. Por arkat e dyshuara me drogë u zhdukën përpara se agjentët e policisë të binin në gjurmët e autorëve, mëson "Newsbomb.al".
Kjo nuk është hera e parë që kompanisë “Zico Sh.a” që ka brendin “Bana King” , i del emri për sasitë e mëdha të kokainës që janë transportuar përmes kontejnerëve që sjellin banane nga Amerika Latine në Shqipëri.
Por mediat në Shqipëri heshtin dhe nuk e përmendin emrin e kompanisë “Bana King”. Po të shikosh me vëmendje kompania “Bana King” është më prezentja në mediat shqiptare nëpërmjet reklamave. Është kompania që ka më shumë reklama në emisionet dhe mediat kryesore të vendit tonë.
"Newsbomb.al" mëson se skema e trafikantëve për të kaluar kokainën pa u pikasur nga autoritetet portuale, por edhe agjentët e antidrogës, është e ngjashme me mënyrën e trafikimit të kokainës në portet e Holandës.
Kontejneri ka mbërritur nga Ekuadori dhe me t’u shkarkuar nga anija, u depozitua në zonën e sheshit portual, ku ndodhen edhe shumë kontejnerë të tjerë në pritje të firmave përkatëse për të kryer procesin e zhdoganimit.
Të gjithë kontejnerët kanë vulosjen me plumb si dhe numrin përkatës serial, por kontejneri i “Bana King” nuk i kishte këto elementë të sigurisë. E teksa ka qëndruar në pritje të zhdoganimit, autorët kanë arritur të heqin prej kontejnerit plot 49 kuti, të dyshuara me një sasi të madhe kokaine.
Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar në kontejnerin e “Bana King”, autorët morën një pjesë të kokainës, por nuk arritën ta transportojnë të gjithën duke lënë pas 7 arka me 119 kilogramë kokainë. Sipas kësaj llogarie, nëse një arkë mban diku te 17 kilogram kokainë, në 49 arkat që mungonin dje në Durrës mund të ketë patur deri në 833 kg kokainë.
Policia e Durrësit vazhdon të mbajë të arrestuar plot 20 persona, 18 prej të cilëve janë punonjës së doganës. Kjo ka shkaktuar edhe paralizimin thuajse të plotë të punës në portin më të madh të vendit. Dy personat e tjerë të arrestuar janë shoferi që priste konteinerin dhe një punonjës i kompanisë.
Vlen të theksojmë se sheshi portual ku depozitohen kontejnerët para se të nisë procesi i zhdoganimit është i monitoruar me kamera. Për këtë kontejner raportohet se policia ka pasur dyshime dhe e ka mbajtur nën vëzhgim prej disa ditësh, por trafikantët janë treguar më të shpejtë duke e hequr drogën përpara se të kalonte në skaner./CNA.al
Dy vatra zjarri, një në lartësinë e kodrave pranë Kepit të...
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka treguar disa p...
Nesër në orën 14:00, Gjykata e Apelit pritet të zhvill...
Tre mijë euro për të legalizuar pronat. Kjo ishte shuma që...
Ambasada amerikane në Tiranë ka një ftesë për nxënësit e s...
Pas sulmit kibernetik ndaj shërbimeve publike online dhe f...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rendi...
Fundjava është kthyer në ‘makth’ për shoferët që nisen...
Mijëra zjarrfikës po vazhdojnë të përballen me zjarre në P...
Faqja e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacion...
Linjat ajrore në të gjithë botën kanë anuluar më shumë...
Televizioni "Top Channel" ka shkaktuar pakënaqësi me m...
Rënia e numrit të krerëve në blegtori po vë në vështir...
Emigrantët e kthyer në Shqipëri po hasin vështirësi të...
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka re...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas votimit pro të pro...
CNA.al ka raportuar një ditë më parë detaje në lidhje me l...
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, ka rea...
Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri me 24 kor...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka denoncuar se Qeve...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...