Nano liron nga detyra kreun e Policisë Kufitare/ Kush e zëvendëson
Eduart Merkaj është larguar nga detyra e kreut të Poli...

Gazetari Roland Qafoku sapo ka nxjerrë në treg librin e tij më të ri “Ambasadorët amerikanë në Shqipëri (1922-2022).
Në një postim në rrjetin social "Facebook", Qafoku shkruan se libri flet për 22 diplomatët amerikanë, të cilët kanë shërbyer në vendin tonë dhe kanë shënuar histori.
Qafoku shton se për ndërtimin e librit ka marrë të dhëna nga disa burime, ndërsa thotë se janë 1029 "footnote"-a si referencë për historinë e 22 diplomatëve.
Postimi i plotë i Qafokut:
Miq të dashur! Pas shumë vitesh punë, sapo doli nga botimi libri im AMBASADORËT AMERIKANË NË SHQIPËRI (1922-2022), botuar nga shtëpia botuese “ONUFRI”. Pas 10 ditësh, më 28 korrik, mbushen fiks 100 vjet nga vendosja e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë dhe unë jam shumë i gëzuar që këtë libër arrita ta nxjerr pikërisht pak ditë përpara këtij 100 vjetori. Janë 22 diplomatë amerikanë që përgjatë një shekulli duke qenë në detyrën si komisionerë, shefa misioni, ministra, ambasadorë, të dërguar të jashtëzakonshëm dhe të ngarkuar me punë në Tiranë, kanë shkruar historinë e këtyre marrëdhënieve. Janë historitë e secilit prej atyre se çfarë kanë bërë nga puna gjatë drejtimit të legatës apo ambasadës. Histori shtetërore dhe personale, detaje të jetës por edhe lidhja me Shqipërinë që duke u ndërthur bashkë përbëjnë edhe mozaikun e këtyre marrëdhënievce.
Të gjitha këto janë të mbështetura në arkivat amerikane të Departamentit të Shtetit, të Librarisë së Kongresit, të bibliotekave të disa universiteteve amerikane, të gazetave më të rëndësishme të kohës, Arkivit Qendror të Shtetit Shqiptar, Arkivit të Ministrisë së Jashtme, arkivit të disa institucioneve të tjera si dhe arkivit tim personal. Janë 1029 footnote-a si referencë në këtë libër, nga të cilat shumica janë burime që vijnë për herë të parë. Për secilin prej këtyre 22 diplomatëve mund të kisha shkruar një libër më vete, por unë i kam përmbledhur në një në formë dokumentare dhe narrative dhe shpresoj dhe uroj pikërisht kjo ti pëlqejë lexuesit.
Kam shumë falenderime për të bërë dhe në një dedikim të posaçëm i kam bërë në libër shpresoj për të gjithë. Por sot nuk mund të rri pa përmendur disa. Së pari, kam një falënderim për zonjën Suzana Adili që bëri të mundur botimin e librit. Një libër që unë ia kam dedikuar një njeriu special, por që fatkeqësisht nuk jeton më, mikut tim Ilir Adili. Iliri na shikon nga lart dhe jam i sigurtë që gëzohet siç gëzohej kur ishte mes nesh për librat. Falënderoj Shtëpinë Botuese “Onufri” që nuk e uli asnjëherë stekën e cilësisë së botimit dhe të redaktimit të librit, specifikisht botuesin dhe mikun e lashtë Bujar Hudhri. Falënderoj akademikun Artan Fuga për parathënien e shkruar në të cilën ka bërë shumë vlerësime, por përpara saj edhe vërejtje që më kanë shërbyer pa masë për librin. Kam një falënderim për të gjithë ata miq, studiues, kolegë, shqiptarë dhe të huaj që më kanë dhënë qoftë edhe një ndihmë të vogël dhe që besoj e kanë emrin në dedikimin tim në faqet e librit. Uroj që libri tju pëlqejë!/CNA.al

Eduart Merkaj është larguar nga detyra e kreut të Poli...
Është shtyrë sërish gjyqi ndaj Ervin Salianjit në lidh...
Në Komisionin e Reformës Territoriale vijojnë dëgjesat...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas bllokimit të shërbimev...
Të gjitha shërbimet online në faqet qeveritare vazhdojnë t...
Kryetarja e partisë së inceneratorëve, Monika Kryemadhi, n...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur...
Analisti Mustafa Nano ka bërë së fundi një rrëfim pa “dora...
Është shtyrë sërish gjyqi ndaj Ervin Salianjit në lidh...
Në një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundsc...
Pas sulmit kibernetik mbi sistemet qeveritare, Ministria e...
Një atentat mafioz është regjistruar mesditën e djeshme pr...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur s...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka mbërritur sot ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një r...
Kontinenti europian dhe Ballkani Perëndimor duhet të inves...
Ilir Vrenozi i ka propozuar kreut të PD-së, Sali Berisha, ...
Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, ka reaguar ash...
“Sulmi ka qenë i mirorganizuar në shumë drejtime. Mund...
Masakra e ndodhur mesditën e sotme në mbikalimin e Fus...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...