E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Të dashur miq, Greqia është vendi i deklaratës të Samitit të Selanikut, dokumentit ligjor themelor të zotimit zyrtar të Bashkimit Europian për ofrimin dhe sigurinë e perspektivës evropiane, vendeve të rajonit tonë nga BE. Në këtë kuadër kryeministri i Greqisë, Qirjako Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis), organizon takim të nivelit më të lartë me liderët e vendeve të rajonit në të cilin marrin pjesë presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, dhe personalitet e tjera kryesore të BE-së.
Kryeministri i Greqisë nuk ftoi me të drejtë Edi Ramën për shkak të shkeljes nga ai i të drejtave kushtetuese, të drejtave që garanton Konventa Evropiane të Drejtave të Njeriut dhe Kodi Zgjedhor, e ligje të tjera të vendit të qytetarëve shqiptarë në farsën elektorale më 14 maj në terësi dhe rastin "Beleri" në veçanti. Por ai ftesën për Shqipërinë ia ka dërguar në përputhje edhe me protokollin evropian të këtyre samiteve, Presidentit të Republikës. Mirëpo në një akt të pamenduar në vlerësimin tim, Presidenti i Republikës "de facto" ka refuzuar ftesën duke menduar se me refuzimin e tij do t’i imponojë kryeministrit Micotaqis të ftojë Edi Ramën.
Me këtë akt z.Begaj midis interesave evropiane të shqiptarëve dhe interesave mafioze personale antievropiane të Edi Ramës, zgjodhi Edi Ramën. Ai mori përsipër të bojkotojë samitin dhe refuzoi ftesën.
Reagimi i presidentit është i pamenduar dhe nuk përfaqëson mendimin dhe interesat evropiane të qytetarëve dhe forcave politike të vendit as dhe detyrimet për një fqinjësi të mirë, por strikt mendimin e Edi Ramës dhe interesat mafioze të këtij të fundit.
Presidenti i Republikës në vend të ndërhyrjes për zgjidhjen e problemit "Beleri", të stisur nga Edi Rama nga alfa tek omega dhe në shkelje të ligjeve të vendit, zbaton urdhrat e Ramës.
Ai e di shumë mirë se zgjedhjet e 14 majit ishin farsa më e shëmtuar zgjedhore në historinë e pluralizmit politik dhe qëndrimi i shëmtuar i Edi Ramës ndaj Fredi Belerit është personal, antikushtetues dhe në shkelje të ligjeve të vendit dhe vlerave të një shoqërie të lirë.
Beleri u arrestua me një kurth të llojit të sigurimit të shtetit të kurdisur, me porosi të Ramës nga Ardi Veliu pa asnjë provë, por vetëm me urdhër politik. Ai qëndron në burg me urdhër politik dhe në kundërshtim të hapur me ligjin shqiptar mbasi nuk paraqet asnjë rrezikshmëri, pra nuk plotëson asnjë kusht ligjor për mbajtjen e tij në paraburgim.
Presidenti e din mirë se Beleri, kandidat i opozitës, fitues i zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, mbahet në burg në kundërshtim flagrant me kushtetutën e vendit, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe ligjet e vendit në bazë të të cilave atij i takon mandati që ia kanë dhënë qytetarët dhe që Edi Rama kërkon t’ia marrë me çdo kusht.
Në ligjet e vendit nuk ka asnjë Nen që e pengon Fredi Belerin të bëjë betimin si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë me votën e qytetarëve dhe për këtë ekziston edhe precedenti i disa viteve më parë.
Pretendimi i Edi Ramës se në rastin e Belerit ai po respekton vendimet e gjykatave të tri shkallëve të sadushit dhe sadushes është thjesht një gjethe fiku dhe deskretitim i sistemit gjyqësor të kontrolluar prej tij. Gjykatat nuk mund të shkruajnë ligjet e vendit, por duhet t’i zbatojne ato me paanësi.
Duke përfunduar, denoncoj publikisht të gjitha këto qëndrime që kanë në bazë interesat mafioze të Edi Ramës dhe klaneve të tij të drogës për trojet dhe tokat e Himarës dhe vijnë në kundërshtim të hapur me interesat demokrtatike dhe europiane të shqiptarëve, kërkoj lirimin e menjëhershëm të të burgosurit politik Fredi Beleri dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Samitin e Athinës. #sb
Agjencia telegrafike shqiptare jep lajmin e madh, scoop-in...
As dy ditë pushime në Rodos kur në celular më erdhi një sm...
Për pak ditë nis sezoni i ri politik dhe sigurisht të gjit...
Pas zhurmës së madhe për një faturë të pa paguar me vlerë ...
Cili vend mund të jetë optimist për të ardhmen e tij kur t...
Një darkë në restorantin e njohur Guva në Berat, prodh...
Teksa SPAK hapi, më në fund, një tjetër kuti pandore, atë ...
Politika shqiptare duhet ta ketë të qartë se, me dy sh...
Ju njoh dhe informoj me ‘çarçafin e zi’ të krimit shtetëro...
Imagjinoni të lexoni një libër policor apo të shihni n...
Edi Rama gjendet i mbërthyer në morsën e dy të vërteta...
Sot është 109 vjetori i lindjes së Sterjo Spases (1914-198...
Fobia ndaj emrit të të pavdekshmit të Adem Demaçit është l...
Meqënëse abuzohet shumë kohët e fundit me këtë fjalë s...
Shumë gjëra nuk më kujtohen, por nga që ishte histori ngje...
Janë skaje të një drejtëze. Krejtësisht të ndryshëm në...
“Mali i Tiranës”, kulla e famshme 56 kate, duhet t’i ketë ...
Bie plotësisht dakord me gjithë reagimin e kryeministrit E...
32 vite pluralizëm dhe tranzicion. Ajo që karakterizoi per...
Nuk kuptoj shumë nga kullat, ndaj edhe nuk i futem far...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...