The minister of super scandals degenerates
The Minister of Super Scandals, Blendi Gonxhja, has, throu...
The Minister of Super Scandals, Blendi Gonxhja, has, throu...

Tashmë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, do të ketë në dorë dy prova të reja në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës dhe kontratën koncensionare për këtë landfill.
Megjithëse pas 6 vitesh ende nuk ka incenerator në Tiranë, sipas kontratës fillestare dhe studimit të fizibilitetit, shteti shqiptar i ka paguar rreth 60 milionë dollarë koncensionarit, afërsisht, pasi vlera mund të jetë edhe më e madhe sepse përveç transfertës prej 10 milionë dollarësh në vit nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës janë shtuar pagesat për Bashkinë e Durrësit, Kavajës dhe Vorës.
Gjithashtu dhe institucione të tjera paguajnë para për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston. Në fakt, në Tiranë nuk ka incenerim, por ka landfillim dhe taksapaguesit e qeveria paguajnë 29 euro/ton.

Farudin Arapi, administratori i shtetit në inceneratorin e sekuestruar të Fierit, së fundi në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Birn”, ka dhënë një shifër. Ai ka thënë se për landfillin në Fier vlera që duhet paguar është 12 euro/ton.
Pra, sipas shifrës së përllogaritur nga Arapi, bashkitë e qarkut të Fierit që çojnë mbetjet në incenerator, pra për landfillim, pasi edhe atje inceneratori është jashtë pune, sepse do investim tjetër prej 2.8 milionë eurosh, duhet të paguajnë 12 euro/ton. Në Tiranë paguhet 29 euro/ton.

Asnjë ndryshim. Të dyja janë gropa landfillimi, të dyja duhet të kenë të njëjtin standard.
Ndërkaq, në Tiranë paguhet dyfish e gjysmë më shumë, pra, ka një dëm ekonomik të provuar me 17 euro/ton, ndërkohë që mbetjet shkojnë rreth 800 ton në ditë.
Llogarinë ta bëjë dikush vetë me tabelë shumëzimi. Pra, janë 17 euro/ton në ditë më shumë të paguara në landfillin e Tiranës, vetëm për landfillim, pasi incenerim dhe incenerator aty nuk ka.
Kjo është një shifër që provon një dëm ekonomik në kontratën koncensionare të firmosur dhe me pagesat e kryera deri më tani, pasi koncensionari i Tiranës nuk bën incenerim, por vetëm landfillim.
Shifra e dytë që provon një dëm ekonomik dhe ngre të gjitha dyshimet që ka një aferë korruptive është sërish ajo që deklaron zoti Farudin Arapi, administrator i shtetit në inceneratorin e Fierit.
Sipas tij, kostot e parashikuara për incenerim në inceneratorin e Fierit janë 25 euro/ton. Në fakt, në Tiranë kostot me gjithë incenerator, edhe pse ky nuk ekziston në kontratën koncensionare, janë firmosur 29 euro/ton.
Pra, në ratsin e parë kishim 17 euro më shumë, thjesht dhe vetëm për landfillim, ndërkohë sot inceneratori i Tiranës e ka 29 euro tarifën e incenerator nuk ka. Kurse në Fier, Farudin Arapi na thotë se do të kushtojë, kur të punojë inceneratori, 25 euro/ton me një diferencë prej 4 euro/ton.
Pra, edhe sikur në Tiranë të kishte incenerator, vlera është 15% më e lartë. Janë 10-15 milionë euro në vit që jepen për inceneratorin e Tiranës dhe me një diferencë 10-15% vlerat shkojnë nga 1.5-2 milionë euro më shumë para të paguara për inceneratorin e Tiranës sesa për atë të Fierit.
Pra, nga vetë inceneratorët, ai i Fierit dhe ai i Tiranës, në krahasim me njëri-tjetrin, lehtësisht me shifrat e tyre, sipas të dhënave zyrtare, që tregon administratori i inceneratorit të Fierit, del se:
Fillimisht, në Tiranë paguhet 17 euro më shumë për landfillim, sepse ka vetëm landfill, nuk ka incenerator.
Për 6 vite shuma e paguar është me dhjetëra miliona euro më shumë sesa duhet të paguhej për landfill, pasi incenerator nuk ka, dhe e dyta, është fakti se në Tiranë do të kushtojë incenerimi 4 herë më shumë se në Fier, ku në fakt inceneratori i Tiranës do të ishte më i ri, duhet të ishte me kosto më të ulëta, kjo për faktin se ai gjeneron të ardhura më të mëdha edhe nga bizneset private, siç janë ndërtimet, të cilat në përfundim paguhen nga taksat e qytetarëve shqiptarë, sepse janë ata që paguajnë kostot e rritura për pagesat që kryhen në inceneratorin e Tiranës nga privati.
Janë dy fakte të provuara në diferenca si dëm ekonomik, i provuar thjesht dhe vetëm me deklaratat zyrtare të Farudin Arapit që SPAK-u i ka si prova. 4 euro/ton më shumë për incenerim dhe 17 euro/ton është paguar sot më shumë, ndërkohë që incenerator në Tiranë nuk ka.
Këto janë dy prova që i japin SPAK-ut, jo një armë për të luftuar kompaninë koncensionare, por për të zbardhur të vërtetën deri në fund të abuzimit me inceneratorin dhe landfillin e Tiranës, i cili, sipas përllogaritjeve të ekspertëve, për 30 vite nuk do të ketë të ardhura 430 milionë dollarë, në bazë të kontratës koncensionare, por rreth 750 milionë dollarë, nga ku më shumë se 300 milionë dollarë do të paguhen nga taksat e qytetarëve shqiptarë, por dhe një pjesë e madhe e të ardhurave nga bizneset private, të cilat kostot e faturave që i paguajnë inceneratorit të Tiranës ua kalojnë qytetarëve./ CNA.al
The former mayor of Durrës, Vangjush Dako, has appealed th...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa...
The former chairman of the DP of vula, in one of his meeti...
Billionaire journalist Alfred Peza has been elected direct...
SPAK-u ka kërkuar 10 vjet burg për Lefter Kokën, 7 për...
After the municipalities, the ministries are also collecti...
CNA ka mësuar marrëveshjet që pritet të nënshkruhen nesër ...
The Defense Intelligence and Security Agency has presented...
The MP with 326 votes, Petrit Vasili, has called Prime Min...
Today the graduates will undergo the third matriculation t...
Kryeministri Edi Rama dhe numri dy i qeverisë, Belinda...
Më 30 maj u hap formalisht gara fiktive për drejtuesin...
Today SPAK demanded in court the punishments of the of...
Sot në Komisionin për Politikën e Jashtme është zhvilluar ...
The former Speaker of the Parliament, Jozefina Topalli, ha...
The lawyer of the former secretary of the Ministry of Envi...
Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pas lajmit për n...
Ish kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha është shprehur...
Lulzim Basha është zgjuar i frymëzzuar dhe ka shkruar...
Credins bank and Mastercard come with a super collaboratio...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...