web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama dhe Balluku publikojnë pamjet nga Aeroporti i Vlorës/ “Po merr formë dita-ditës”

2023-06-13 09:05:00, Aktualitet CNA
Rama dhe Balluku publikojnë pamjet nga Aeroporti i Vlorës/ “Po
Pamje nga Aeroporti Nderkombetar i Vlores

Kryeministri Edi Rama dhe numri dy i qeverisë, Belinda Balluku kanë publikuar pamjet nga kantieri i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Punimet vijojnë dhe tashmë aeroporti po merr formë dita-ditës, sipas kryeministrit, i cili ka bindjen se do të jetë një portë e madhe për të gjithë vziitorët që zgjedhin Shqipërinë si destinacion për të kaluar pushimet.

“MIRËMËNGJES dhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës që ka filluar të duket në sipërfaqe e që po merr formë dita-ditës, për ta shndërruar atë në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.

Nga ana tjetër Balluku tregon se përveç pistës 3.2 kilometër, duket qartë edhe terminali i ri, të cilin e tregon përmes fotove.

“Mirëmëngjes nga kantieri "Vlora International Airport" , VIA, aty ku përveç pistës prej 3.2km, duket qartë dhe terminali i ri”, shkruan Balluku krahas pamjeve./ CNA





Lajmet e fundit nga