web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish kryetari i PD-së së vulës i pikëlluar për largimin nga jeta të Silvio Berlusconit

2023-06-12 12:11:00, Aktualitet CNA

Ish kryetari i PD-së së vulës i pikëlluar për largimin

Ish kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha është shprehur i pikëlluar për ndarjen nga jeta të ish kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi.

Ai e cilëson si një politikan novator dhe një sipërmarrës gjenial, i cili modernizoi të djathtën italiane dhe e udhëhoqi me largpamësi në një periudhë transformimi të madh.

“Thellësisht i pikëllua për vdekjen e Silvio Berlusconit, një politikani novator dhe një sipërmarrës gjenial, i cili modernizoi të djathtën italiane dhe e udhëhoqi me largpamësi në një periudhë transformimi të madh. Falë edhe kontributit të tij, Shqipëria dhe Italia kanë forcuar lidhjet e tyre historike duke hedhur themelet e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, veçanërisht në momentet tona më të vështira, kur mbështetja e tij dhe e qeverive të tij nuk ka munguar asnjëherë në rrugëtimin tonë në euroatlantik. Ngushëllimet e mia më të thella familjes së tij, Forza Italia dhe popullit italian për humbjen e një prej shtetarëve më të rëndësishëm të kohës sonë. U prehtë ne paqe!”, shkruan Basha në Twitter./ CNA





Lajmet e fundit nga