web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë/ Zbardhet agjenda, marrëveshjet që priten të nënshkruhen

2023-06-13 10:57:00, Aktualitet CNA

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë/

CNA ka mësuar marrëveshjet që pritet të nënshkruhen nesër në mbledhjen e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe agjendën.

Mbledhja do të zhvillohet ditën e nesërme dhe do të mbahet në Gjakovë.  

1-Memorandum mirëkuptimi për parandalimine eksremizimit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit

2-Deklaratë e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

3-Marrëveshje për bashkëpunimin në lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për produktet me origjinë jo shtazore.

4-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën fitosanitare

5-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor (ndarja e bursave)

6-MOU "Për realizimin e Olimpiadës së Përbashkët në lëndën e Gjuhës Shqipe, për Klasat e 9-a, në arsimin parauniversitar""

7 -Marrëveshje për shkëmbimin e përvojave lidhur me pjesëmarrjen në vlerësimet ndërkombëtare të nxënësve dhe zhvillimin profesional të mësuesve

8-Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

9-Protokoll shtesë i marrëveshjes së bashkëpunimit lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore

10-Memorandum bashkëpunimi në fushën e inspektimeve

11-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e teatrit

12-Memorandum Mirëkuptimi midis MSHMS dhe MINT

13-Marrëveshje Teknike në lidhje me "Bashkëpunimin në Fushën e Mjekësisë Ushtarake”

14-Memorandum Bashkëpunimi në lidhje me "Lehtësimin e Procedurave të tranzitit të kalimit të mallrave ushtarake për qëllime dhe nevoja të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë".





Lajmet e fundit nga