web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

7 orë në SPAK/ Veliaj jep llogari para prokurorëve dhe hetuesve

2024-04-30 15:50:00, Aktualitet CNA
7 orë në SPAK/ Veliaj jep llogari para prokurorëve dhe hetuesve
Fotomontazh-Erion Veliaj dhe SPAK

Prej 7 orësh kryebashkiaku Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Veliaj, i cili është thirrur tre herë në SPAK për të dhënë llogari për dosjen e inceneratorit të Tiranës si dhe dosjen famoze të “5D”, këtë mëngjes ka shkuar si Çeçoja, me një këmbë në SPAK.

Ai u paraqit 1 orë para orës zyrtare, duke tentuar të shmangë kamerat apo sharjet e qytetarëve të cilët e shënjestruan duke e qujatur hajdut.

Kalvari i pyetjeve vijon për Veliajn që nga ora 10:00.

Veliaj po pyetet për aferën 130 milionë euro të inceneratorit të Tiranës i cili nuk ekziston.

Po ashtu një tjetër aferë brenda aferës është ajo e dherave, që i kanë kushtuar taksapaguesve të varfër shqiptarë 60 milionë euro.

Kjo aferë është denoncuar me dokumente, fakte dhe prova nga CNA, nga PD, nga LSi dhe nga drejtuesi politik i PD-së në Tiranë Belind Këlliçi./ CNA





09:40 TODAY

Qytetarët

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqi...

Lajmet e fundit nga