web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj, 3 orë llogari në SPAK

2024-04-30 12:48:00, Aktualitet CNA
Veliaj, 3 orë llogari në SPAK
Kryebashkiaku Erion Veliaj

Prej rreth 3 orësh kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet para agjentëve të BKH-së.

Veliaj po merret në pyetje nga agjentët në lidhje me dy aferat, atë të inceneratorit të Tiranës dhe atë me kompaninë “5D” të drejtorëve të tij hajdutë.

Veliaj shkoi rreth një orë përpara në SPAK për të shmangur kamerat dhe gazetarët dhe u shoqërua nga "ushtarët" e Policisë Bashkiake.

Duke qenë se kishte shkuar herët, kryebashkiaku u la të presë te dera deri sa ora shënoi 10 pa pak minuta.

Më pas, ai u fut brenda dhe nisi marrja në pyetje. Veliaj u paraqit në SPAK vetëm pas fletëthirrjes së tretë, pasi dy të parave iu shmang me justifikimet e problemeve shëndetësore dhe agjendës jashtë Shqipërisë.

Madje, kryebashkiaku tentoi ta shesë paraqitjen e tij në SPAK si një bashkëpunim të tij me drejtësinë, por në fakt e vërteta është se Veliaj është ndryshe.

Ai u thirr nga SPAK për aferat dhe pritja te dera e vërtetoi këtë./ CNA





09:40 TODAY

Qytetarët

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqi...

Lajmet e fundit nga