web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bordi i Transparencës rrit çmimet e naftës dhe benzinës

13 Maj 2026, 15:57, Ekonomi CNA

Bordi i Transparencës rrit çmimet e naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme ka vendosur rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës për shitjet me pakicë, duke nisur nga ora 18:00.

Konkretisht nafta me pakicë do të shitet me 201 lekë për litër, ndërsa me shumicë 189 lekë për lirër.

Sa i përket benzinës do të shitet me 187 lekë për litër me pakiceë dhe 175 lekë për litër me shumicë.

Në vendimin e mëparshëm të 9 majit, Bordi kishte caktuar çmimin 197 lekë/litër për naftën dhe 182 lekë/litër për benzinën.

 

Njoftimi i Bordit

 

Bordi i Transparencës në datë 13 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 187  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 13 ora  18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg. 





Lajmet e fundit nga