web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sejko i “tërheq veshin” industrisë bankare: Vëmendje ndaj financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

13 Maj 2026, 10:28, Ekonomi CNA
Sejko i “tërheq veshin” industrisë bankare: Vëmendje
Guvernatori Gent Sejko

Banka e Shqipërisë nënshkruan sot partneritetin ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Guvernatori Gent Sejko gjatë fjalës së tij i ka bërë thirrje industrisë bankare të ketë vëmendje më të madhe ndaj financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme duke i inkurajuar dhe në veçanti atij bujqësor.

Më tej inkurajoi bizneset t’u drejtohen bankave dhe t’i konsiderojnë ato si burim i qëndrueshëm me kosto të ulët financimi dhe partner zhvillimi.

Në fund të fjalës së tij, Sejko theksoi se ky memorandum do të kontribuojë pozitivisht për zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit.

“I bëj thirrje industrisë bankare të ketë vëmendje më të madhe ndaj financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme duke i inkurajuar dhe në veçanti atij bujqësor.

Ky sektor përmban potenciale të pashfrytëzuara për zgjerimin e industrisë bankare duke kontribuuar në zhvillimin afatgjatë pa cenuar normat.

I inkurajoj bizneset t’u drejtohen bankave dhe t’i konsiderojnë ato si burim i qëndrueshëm me kosto të ulët financimi dhe partner zhvillimi.

Ky memorandum do të kontribuojë pozitivisht për zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit”, tha Sejko./ CNA





Lajmet e fundit nga