Kursi i këmbimit, 13 maj 2026
Këtë të mërkurë, dollari do të këmbehet me 80.7 lekë në bl...

Pagesat me kartë shënuan një tjetër rritje të lartë në tremujorin e parë të vitit. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në tre muaj numri i pagesave me kartë në terminale POS arriti në 7.58 milionë, në rritje me 30% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Për të katërtin tremujor radhazi, pagesat me kartë në terminale POS kaluan në numër tërheqjet e parasë cash nga bankomatet.
Kjo tregon që përdoruesit e infrastrukturës së sektorit financiar po e përdorin kartën më pak për veprime me paranë cash dhe po paguajnë më shumë nëpërmjet kanaleve elektronike. Megjithëse kjo tendencë ndikohet pjesërisht nga turistët e huaj, duket qartë se edhe shqiptarët po zhvendosen gjithnjë e më shumë drejt pagesave elektronike.
Në vlerë, pagesat me kartë në terminale POS për tremujorin e parë të vitit arritën shumën e 27.9 miliardë lekëve, në rritje me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në fund të tremujorit të parë arriti shifrën rekord prej 32 224 njësi, në rritje me 28% krahasuar me një vit më parë.
Përveç kërkesës më të lartë të tregut, shtimi i numrit të terminaleve POS është nxitur edhe nga programi promovues i ndërmarrë nga njëri prej operatorëve më të mëdhenj globale të pagesave me kartë, Mastercard. Programi i Mastercard, nëpërmjet bankave tregtare, ofroi instalimin e pajisjeve POS pa kosto dhe pa komisione transaksionesh për një periudhë fillestare, deri në vlera të caktuara limit.
Gjithashtu, një shtysë e mëtejshme mund të ketë ardhur nga detyrimi ligjor për pajisje me terminale POS, që u miratua në fund të vitit të kaluar.
Nga data 30 maj, do të hyjë në fuqi detyrimi i parashikuar në ligjin e ri “Për procedurat tatimore”, që kërkon pajisjen me terminale POS të bizneseve të akomodimit, transportit dhe të sektorit publik. Aplikimi i detyrimit ligjor për të pranuar pagesa elektronike alternative pritet t’i japë një shtysë të mëtejshme pagesave me kartë.
Bizneset e tjera do të kenë afat për t’u pajisur me terminal POS deri në fund të vitit 2026.
Ndërsa numri i kartave bankare aktive të lëshuara nga sektori bankar shqiptar arriti në 1.66 milionë, në rritje me 7.8% krahasuar me një vit më parë. Numri i kartave të debitit arriti në 1.47 milionë, në rritje vjetore me 8.7%. Ky produkt ngelet dominues dhe përbën më shumë se 88% të numrit të përgjithshëm të kartave bankare. Karta e debitit është një instrument bazik pagese, i lidhur me llogaritë rrjedhëse të bizneseve dhe individëve.
Ndërkohë, një rritjeje të lehtë i është kthyer edhe segmenti më i vogël, i kartave të kreditit. Në fund tremujorit të parë të vitit, sektori bankar raportonte pothuajse 120 mijë karta krediti aktive, me një rritje vjetore prej 2%. /Monitor
Këtë të mërkurë, dollari do të këmbehet me 80.7 lekë në bl...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë një ...
Rreth 12.4 mijë shqiptarëve u është refuzuar hyrja në një ...
Këtë të martë, dollari do të këmbehet me 80.4 lekë në bler...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ishte sot ...
Këtë të hënë, dollari do të këmbehet me 80.4 lekë në blerj...
Mbulimi i kredisë bankare me kolateral mbeti në nivele të ...
Viti 2025 shënoi përsëri një performancë financiare poziti...
Mos fajësoni IA-në, të paktën ende jo. Pse kompanitë e tek...
Këtë të shtunë, monedha euro do të këmbehet me 95.1 lekë n...
Kursi i këmbimit euro-lekë e ka mbyllur këtë javë në rënie...
Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, ...
Këtë të premte, monedha euro do të këmbehet me 95.1 lekë n...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme ka vendosur ulj...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një nivel mesatar ...
Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar nor...
Portofoli i instrumenteve të borxhit të qeverisë i zotërua...
Gati 45% e familjeve, që kanë fëmijë në varësi në Shqipëri...
Vendet e Ballkanit Perëndimor po përpiqen të kalojnë nga i...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Përtej dëshirës për të qenë sa më elegantë në mbrëmjen e m...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley ësht...
Makina luksoze, veshje të kushtueshme dhe aksesorë të shtr...
Microsoft ka njoftuar se ka shkurtuar 4,800 vende pune - a...
Një valë raketash dhe dronësh rusë ka goditur të gjithë Uk...
Familja e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk u p...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...